Juventus ka arritur të mposhtë Realin e Madridit në fushën e vet në sfidën e parë në kuadër të gjysmë-finales të Ligës së Kampioneve.
Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultatin 1:1, ndërsa gjithë takimi u mbyll me fitoren e “Zonjës së Vjetër” me rezultatin 2:1.
Për Juventus shënuan Alvaro Morata (9’) dhe Carlo Tevez (58’p.).
Goli i vetëm për madrilenët u shënua nga Cristiano Ronaldo (27’).
Redaksia Online
(JavaNews.al)









