Juventusi e ka nisur kampionatin në mënyrën e duhur, duke triumfuar me rezultatin 3-0 kundër skuadrës së Sassuolo në Torino. Bardhezinjtë e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë. Sfida u zhbllokua nga afrimi i verës, Angel Di Maria, i cili debutoi me gol në Serie A.
Më pas skenën e mori ai që e ka për detyrë t’i shënojë golat te Juventusi. Me penallti Vlahovic nuk gaboi në minutën e 43-të.
Sulmuesi e nisi edhe pjesën e dytë me gol, gjashtë minuta pasi nisi. Me rezultatin 3-0 Juventusi nuk ia la asnjë shpresë Sassuolos dhe mori pikët e plota në javën e parë të kampionatit. / abcnews.al
Juventus-Sassuolo 3-0
Di Maria 26′, Vlahovic 43′ (pen), 51′