Skuadra e Juventusit ka arritur një fitore të merituar ndaj Udineses, të cilën e mposhti në transfertë me rezultatin tenistik 6-2, edhe pse nga minuta e 26-të luajti me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Mario Mandzukic.
Golat për Juventusin në këtë takim i shënuan Samir (autogol), Khedira (3 gola), Rugani dhe Pjanic, ndërsa për vendësit shënuan Perica dhe Danilo. Pa kësaj fitoreje Juventus mbetet në vendin e tretë më 22 pikë, një më pak se Inter në vendin e dytë dhe tre më pak se sa Napoli në vendin e parë.