Juventusi është vënë në kërkim të një lojtari kreativ për mesfushën e saj.
Drejtuesit e Zonjës së Vjetër në listën e tyre prej disa lojtarëve, më të duhurin e shohin mesfushorin e Chelseas, William.
Nëse The Blues do të pranojnë ofertën, atëherë William do të zërë numrin 10 te Juve dhe do të ketë rol të rëndësishëm, shkruan Tuttosport.
Oferta e Juventusit lidhet edhe me blerjen e Pedros nga Chelsea, që sipas parashikimit të tyre mund t’i bëjë konkurrencë William-it në Stamford Bridge.









