Nga Josif Papagjoni
Krorëza ka det, mal dhe plazh. Është si një “Trini e Shenjtë” e bukurisë. Mali sipër saj është i kredhur nëgjelbërim. Mbi masivin shkëmbor ngrihet stoik, por i plagosur, manastiri i njohur i Krorëzës. Në të djathtë ështëgjiri i mrekullueshëm i Kakomesë. Para disa vjetësh aty u përlesh lakmia e shtetit me vendosmërinë e niviciotëve për mos ta lënë atë bukuri që ta shqyente fund e majëkorrupsioni dhe paraja tinëzare. U gjakosën dhe u burgosën fshatarë dhe tani ajo rri e ngujuar në porta hapsanash tëkushedi se çfarë allishverishesh ende të pambyllura. Çakejt dhe hijenat janë aty, fshehur, pas portave të hekurta që nuk lënë këmbë njeriu të qaset. “Pronë e shitur”, thonë ca roje të paguar. Po kujt i është shitur? Si e ka emrin hajduti? Firmë e huaj është, oligark shqiptar, shtet, impakt politik, ujdi kusarësh? Cili është kontraktori e cili investitori? Kush na qenka ky Jusuf Arapi i ri? Shpesh them se ky palo Jusuf, evgjit e arap siç ka qenë dikur, nënkupton sot më së pari ligjin e mbrapshtë e bolshevik 7501. Të dy partitë e mëdha i hodhën firmat mbi defter që ky ligj i zi të bëhej, të dy “liderët historikë”, Fatos Nano dhe Sali Berisha, dalë nga po ai djep i komunistëve (hajde t’i quajmë të moderuar, pornë bulb qenë neokomunistë), shtrënguan stilografët dhe nënshkruan një akt përçarjeje, mërie e sherri të pashuar. Nëse në Shqipërinë e Veriut veproi parimi “sy më sy e gjak për gjak”, pra o të vras o më vret po më shkele tokën e gjysh-stërgjyshërve të mi, përkundrazi në Shqipërinë e Jugut, ca më keq në Bregdet, veproi parimi “shoh me sy e plas me zemër”. E kam fjalën për pronarët legjitimë që nuk morën asnjë centimetër tokë nga prona e baballarëve tëtyre, e gjyshërve, e gjakut, e historisë. Asnjë rrënjë ulli për mall nuk kanë, asnjë metër katror, asnjë shkëmb a sfakë. Asnjë. Dhe ky është një tmerr, që nuk mbyllet kollaj me ca vula e firma qeverish, të cilat shkojnë e vijnë. Është një nga dosjet e mëdha të krimit kushtetues që i është bërë vendit.Dhe për dreq, lidhet gjithëpo me atë parim, shpirt e atribut të mirënjohur të shqiptarëve: kusarinë. Po kush ështëkusari: fshatari, që iu dha toka e një tjetër fshatari, i cilikish shkuar në qytet apo e atyre që projektuan hajdutërinë e pritshme nesër. Nëna ime ka kohë që ka vdekur. Por kur shkoi një ditë për mall në ullinjtë e familjes së saj dhe donte të mblidhte ca kokrra për qejf e nostalgji, i folën që nga sipër: “Largohu andej, është toka ime ajo, janë ullinjtë e miata!”
•
…Me mendime të tilla të zymta që silleshin në tru, doja të shkoja në manastirin e Shën Mërisë në Kakome.Qysh fëmijë e mbaj mend kishën e atij manastiri të vjetër. Imazhi i saj drithëron ende në mendjen time. Ishte e tipitme 3 absida, mure të latuar, e tipit kryq, e brendashkruarme kryq. Ajo u pikturua nga ikonografi i njohur MihalJerma më 1672. Bri saj ishte kisha e manastirit të shënMërisë së Krorëzës. Më ka bërë përshtypje naosi i saj indarë nga altari përmes një ikonostasi; ishte e llojit tëkishave sallë me kupolë. Qe pikturuar në vitin 1672 ngaikonografi Mihal Jerma. Sa shumë histori kam dëgjuar përmrekullitë e saj nga ata që ende i besojnë. Kishte një Bibëltë vjetër me kapakë floriri dikur ajo kishë; që mos ta vidhnin në rrëmetin që ndodhi pas vitit 1991, thuhet se e çuan në Greqi. Në atë kishë fshatarët e Shën Vasilit ishinmbledhur gjatë operacionit të qershorit 1944 dhe luteshinqë bombat e avionëve, gjylet e topave dhe plumbat mos t’ivrisnin fëmijët e tyre. Dhe kisha i kishte shpëtuar, i kishtefutur në gjoksin e vet, kështu besonin ata. Po unë çfarëbesoja vallë? Pse shkoja atje? Eh!… Sikur doja t’u thoshjaatyre mureve: “Shteti, që mendohet të jetë e drejta absolute e një populli, nuk na mbrojti. A na mbron dot ti, o Zot?!Këto troje duhet t’i marrim me forcë vallë, me atë pariminverior siç thamë ca më sipër: “O më vret o të vras, nëpronën e babës mos m’u qas?!” Apo ligji, e drejta, duhet t’ijapë ato prona që të shmang çdo konflikt, gjer dhegjakderdhjet e mundshme?
Ky është një problem, që ngado e sido që ta kthesh, kullon qelb. Sepse vjen prej një ideje hajdute. Ne kemi mall për ato vende ende të virgjëra. Dhe tek u nisa me një grup miqsh nga gjiri i Marinës në Sarandë drejt Krorëzës, meraku ma bënte copë zemrën. Saranda po hapej. Ndiheshin trokëllimat e kuajve të rinj. Ja Heremecet e Nivicës, me siguri në një të ardhme të afërt do të shijonin dorën moderuese të urbanizimeve të pritshme qytetëse. Por ah! Ato troje s’dihej se në ç’duar hajdutësh të rinj do të binin, shfryja inatin unë. Qyteti po zgjerohej me shpejtësi. Një lagje e tërë, e quajtur “Baba Rexhepi”, mbi varreza, ishte mbushur me shtëpi të reja e pallate nga fshatrat e Labërisë. Njerëzit nuk mund t’i mbash dot nëpër skërka, lëvizja e tyre për një jetë më të mirë është tejet e përligjur. Mirëpo dikur ato troje e toka qenë të bregasve. Dhe këta nëse duan të ndërtojnë një shtëpi, s’e ndërtojnë dot. Vallëduhet ta grabitin tokën si ata katundarët e ardhur nga fshatrat e Labërisë, apo të respektojnë një ligj që i ka bërëlëmsh marrëdhëniet pronësore? Ligji i Maliqit. Mesa duket duhet ta grabitësh me forcë diçka, kundër ligjit të shkruar a të “parashkruar”. Ligjin e më të fortit…
Nuk e duroja dot fshikullin e dallgës. Doja të zhyteshamenjëherë nëpër të, të mbulohesha nga shkuma e detit dhe mendimet të më merrnin tjetër udhë. Ta merrja gjithë kënaqësinë e tij, shijen e kripës dhe ta fusja nën lëkurë. Sashije të mirë ka deti! Por hajnitë kanë shije tjetër, e dija. Po shteti im dhe e drejta çfarë shijesh kanë vallë?!…