Juristja Brizida Gjikondi shprehet mosbesuese se SPAK mund të nisë një hetim për Sali Berishën. E ftuar në lajmet në Dritare, Gjikondi tha se është thuajse e pamundur që të hapet çështja e Gërdecit apo 21-janarit pasi kanë kaluar më shumë se 10 vjet nga këto tragjedi.
“SPAK-u aktual nuk ka guxim të hapë një hetim për Sali Berishën. Ka pasur kohën e bollshme, që kur Berisha u shpall Non Grata.
Kanë kaluar afatet e gjykimit. Edhe sikur të rihapen, me këtë SPAK që kemi, besoj nuk kemi gjë në vijë. Vettingu ka zbuluar vetëm majën e ajsbergut. Ka një aleancë të heshtur për të mos i proceduar”, u shpreh Gjikondi në Dritare TV./m.j











