• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 12, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juristi Kara: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta

by A M
28/01/2025 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Romeo Kara i ftuar në studion e Frontline Interview në Report Tv thotë se Berisha është politikani që ka vrarë për të ardhur në pushtet dhe pushtetin e ka lënë me gjak. SPAK i kërkon të çojë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit e aferës së inceneratorëve ndërsa Ahmetajt i kërkon të bëhet i penduari i drejtësisë.

Në Prokurorinë e Posaçme është pyetur sot një prej vëllezërve të Hekuran Dedës, protestues i vrarë 21 janarin e vitit 2011 para Kryeministrisë.
Por a do të ketë zbardhje të shpejtë dosja e “21 Janarit”?
Juristi i njohur Romeo Kara është i bindur se hetimet do të kenë përparim.

“Është bindje e plotë e të gjithë aktorëve brenda dhe jashtë vendit që kjo çështje nuk është hetuar dhe është penguar hetimi me të gjithë forcën e pushtetit të kohës. Për më tepër frymëzuesit, urdhëruesit e ekzekutuesit së bashku me pjesën e procesit të hetimit të munguar apo të prishur. Mendoj se do të kemi zhvillimet ë reja e do të shkohet drejt një zbardhjeje. Ai plaku matuf ka vrarë e ka prerë e do të vijë në pushtet. U shpërbë Shqipëria nëse shkon në dorën e tij prapë” thotë Kara i ftuar në studion e Frontline Interview në Report Tv.
Ka një përgjigje dhe ndaj akuzës së Berishës se Rama është përgjegjësi për 4 vrasjet e 21 janarit.

“Edhe këta (PD) kanë qëllluar me bomba molotov pa fund gjatë këtyre viteve, sa janë djegur dhe vetë por Rama vuri mënd nga çfarë i ndodhi dhe ndoqi një qasje tjetër. Të lëmë të shfryjnë dufin, por zotëria (Berisha) ka bërë vetë protestë brenda partisë së tij me hu kokës. E ka zakon, do ta marrë pushtetin me hu dhe e lë me gjak. Është hera e dytë. Dhe në 1997 për karrigen e tij është djegur Shqipëria” thotë ai.
Juristi thotë se si Berisha dhe Rama e duan pushtetin me çdo kusht.

Komenton dhe intervistën e Arben Ahmetajt mbrëmë në televizionin e familjes Berisha. Kara thotë se Ahmetaj duhet të bëhet i penduar të thotë të gjitha të vërtetat me qëllim që para drejtësisë të vihen të gjithë përgjegjësit
Ai ka thënë disa gjëra që dhe unë i kam ditur. Ai I provoi në krahun tjetër.Nëse ka person që e kam sulmuar atë (Ahmetaj) jam unë. Zotëria (Arben Ahmetaj) është kumbar i marrëveshjes për inceneratorët, por deri ku është bërë mirë apo keq duhet të ndahet. E kam ditur që nuk ka investigim të plotë për inceneratorin e Elbasanit. Me informacionet e mia ka kushtuar 24 mijë euro më shumë sesa kanë marrë paratë. Pra ata që kanë bërë inceneratorin e Elbasanit nuk kanë dalë me fitim. Ka qenë premtimi se nuk do të fitoni këtu, por në Tiranë, por ka dhe momente të tjera që nuk qëndrojnë. Por nëse është dënuar Lefter Koka, por këta të tjerët pse nuk dënohen? Nuk kam ndërmend të rri indiferentë. Inceneratorët do të vlejnë për të djegur plehrat e politikës.

Ai duhet të plotësojë të vërtetën e tij e të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta. Jo! Ai është pjesë e kësaj zallamahie. Me këtë opozitë e pozitë është e kotë që marrim frymë. Duhet qeveri teknike” thotë Romeo Kara.
Kara thotë se SPAK duhet të vërë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për aferën e inceneratorëve para zgjedhjeve.

Disa ia besoj se besoj motivin pse I thotë. Ka dhe ish ministra të tjerë pa përmendur. Që do të dalin. Këta mendojnë se i kanë fshehur, por kur po i marr vesh unë, mendo të tjerët. Ka shumë njerëz të intersuar që ti lëshojnë këto fjalë. Kot nuk mi kanë thënë mua. Unë do e bëj, dhe karshi Metës. SPAK të shohë të gjithë shkresat dhe provat e kohës së negociimit në këtë kontratë. Nuk është ai korrupsion që mendojnë këta. Ka të tjera gjëra. Të shkojnë tek ata që kanë marrë vendimet reale. Kjo punë vjen era mish dhie. E të zbardhet para zgjedhjeve.
Romeo Kara thotë se si Rama dhe Berisha janë padronët e partive dhe thotë se Ahmetaj ra në kurth me të katër këmbët.

“Ai plaku matuf ka vrarë e ka prerë e do të vijë në pushtet. Ky tjetri me qeverinë e vet i ndikohet atyre. Këta janë padronë partishë. Nuk ka anëtarësi, këta bëjnë ligjin. Janë manjatët, oligarkët e partive të tyre. Kanë kapur ligjin, para pa fund. S’di ku I kanë. Se foli dhe për bitcoin ai (Ahmetaj). Do vij dhe unë të flas për bitcoin. Po del informacioni. Unë të sakrifikoj jetën e familjes time të fshijnë mendere me 200 mln euro dhe të vjedhin me 2 zero prapa nuk shkon. Zoti Ahmetaj të thotë ku i ngeli hatri, çfarë pazari iu prish dhe çfarë intrige politike.

Next Post
Shqipëria e “mbërthyer” nga epidemia e gripi, mjekët kardiolog: Raste të shtuara me miokard

Shqipëria e “mbërthyer” nga epidemia e gripi, mjekët kardiolog: Raste të shtuara me miokard

Comments 1

  1. Anonymous says:
    11 months ago

    Monstra e vicidolit,bashke me grupin e tije,mashtrues,hajdute e vrasesa,shkon per leshe,kushe e voton kyt,34 vjete me te njejtat mashtrime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

FAKSIMILE / Dyshime të forta mbi prokurimet e KLGJ, e njëjta kompani fitoi dy herë radhazi…

December 11, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

SPAK ruan linjën Dumani – Braho, Xholi dhe pritshmëritë nga kreu i ri

December 11, 2025
30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

30 vjet Dejton: Marrëveshja e paqes për Bosnjen me mangësi

December 11, 2025
Shabani për deklaratën e Lapajt: Adriatiku, i lirë të rikthehet te “Nisma”

Me 85 vota pro, Kuvendi zgjedh Endrit Shabanin si Avokat të Popullit

December 11, 2025
“Fundi politik i Berishës, foltorja e tij”/ Fatos Klosi: Nano iku vetë në 2005, u lodh nga pushteti!

“Për të vdekurin mirë ose hiç”, Berisha për Fatos Nanon: Nuk shkoi në burg prej meje!

December 11, 2025
“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

“Pyetjet e KLP si në Big Brother”, Curri: Intervistat për kreun e SPAK, skandaloze/ Karamuço: Ja ku gabuan kandidatët

December 11, 2025
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Reforma zgjedhore, Balla: Numëruesit s’do të jenë më të partive. Të adresojmë financimin e partive dhe fushatave zgjedhore

December 11, 2025
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

“Gjest për të treguar…”, Zogaj mbron praninë e ambasadorëve në zgjedhjen e kreut të SPAK-ut

December 11, 2025
Shqipërisë i mungon e djathta

“Kam fjetur në zyrë, mbaja edhe armë në dorë”/ Berisha rrëfen momenti e vështirë në 1997

December 11, 2025
“Do t’ju hapim barkun me plumba”/ Dy persona kërcënojnë forcat “Shqiponja” në mes të Shkodrës

Mbajtën peng për dy javë një shqiptar nga Kosova, arrestohen katër persona në Vlorë

December 11, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In