• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juristi Daci: Kryetari i PD zyrtarisht është Basha, lista e kandidatëve pranohet vetëm me firmën e tij

by A R
12/01/2023 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kryetari i Partisë Demokratike juridikisht është Lulzim Basha”, kështu është shprehur avokati Jordan Daci në një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan.

Avokati Daci është shprehur se Basha e ka dhënë dorëheqjen në mënyrë deklarative, por ajo nuk ka vlerë juridike pasi siç e thekson Daci në zgjedhjet e ardhshme lista për PD-në do të shkojë me firmën e Bashës ose me atë të personave të autorizuar nga ai.

Blendi Fevziu: Daci a mund të ma shpejgosh dot tek kjo skemë, si është zgjidhja?

Jordan Daci: Konkretisht, vendimi i Shkallës së Parë që u miratua nga vetë kërkesa me kryetar Lulzim Bashën, u ankimua nga vetë pala, e cila praktikisht kishte fituar gjyqin, por kishte pretendime për një pjesë.

Blendi Fevziu: Këtu më bëre akoma dhe më lëmsh.

Jordan Daci: Ka edhe një ankim tjetër në Gjykatën e Apelit Tiranë, e cila në njëfarë mënyrë mundohet të komplikojë dhe më shumë procesin. Pas vendimit që u mor në Dhjetor, vendimit ku u njoh Berisha si kryetar, për herë të parë në 30 vite ndodhi që u lejua ankim ndaj një vendimi të tillë sepse deri në ato momente, të gjitha vendimet që bëheshin në Gjykatën e Tiranës, regjistroheshin menjëherë dhe madje nuk lejoheshin ankim me idenë që këto janë gjyqe pa palë dhe nuk lejohet ankim. Për herë të parë, Gjykata e Tiranës ndryshoi praktikën dhe dosja u pranua dhe detyrimisht dosja do të duhej të shkonte në Apel. Kjo e bëri që shënimi në regjistër të mos bëhej. Nga ana tjetër, kam një anomali tjetër sepse praktikisht dorëheqja e Bashës që të jetë efektive duhet të paraqitet në Gjykatë, përndryshe ajo është thjesht deklarative nga pikëpamje politike, por nuk ka asnjë vlerë juridike. Pra, de jure kryetar mbetet ai, por nuk e ushtron ai si detyrë.

Blendi Fevziu: Pra kryetar të PD-së kemi Bashën ne?

Jordan Daci: Zyrtarisht po dhe në zgjedhjet e ardhshme lista do të shkojë me firmën e tij ose me atë të personave të autorizuar nga ai. Mos të harrojmë që vetë Bardhi duke mos pasur një dorëheqje efektive nuk e ka tagrin që të thirrë Kuvendin Kombëtar që të ngarkojë me detyrën e kryetarit një nënkryetar dhe prandaj ka mbetur pezull dhe ajo pjesë sepse nuk mund të shkohet në Këshillin Kombëtar duke thënë që ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që në regjistër vazhdon figuron akoma kryetari.

/a.r

Next Post
Situata brenda PD, Salianji: Nëse nuk dalim me kandidat të përbashkët, favorizim direkt për Edi Ramën

Situata brenda PD, Salianji: Nëse nuk dalim me kandidat të përbashkët, favorizim direkt për Edi Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

February 28, 2026
Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

February 28, 2026
ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

February 28, 2026
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

Sulmi SHBA-Izrael ndaj Iranit, kryediplomatja e BE-së: Zhvillimet e fundit në Lindje të Mesme janë të rrezikshme

February 28, 2026
Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, raportohet për 40 të vrarë

Sulmet izraelite/ Media në Teheran: Goditet një shkollë në Minab, raportohet për 40 të vrarë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In