• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Juristi: “Ahtisaari ua ka futur ‘këmbët në një këpucë’ me Kushtetutë”

by Aalison Pearse Stevens
09/04/2016 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë tetë vjetëve, që nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës e deri më sot, aktin më të lartë juridik të vendit e kanë përcjellë dhe vazhdojnë ta përcjellin sfida të ndryshme, vlerësojnë zyrtarë të institucioneve të larta të Kosovës, si dhe ekspertë të çështjeve juridike dhe kushtetuese në vend.

Ata thonë se zbatimi i kësaj kushtetute në tërë territorin e Kosovës, ka qenë dhe mbetet një nga sfidat kryesore, ashtu sikurse edhe të kuptuarit e interpretimit të Kushtetutës dhe të tjera.

Por, Osman Ismajli, profesor në pension i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se brenda Kushtetutës së Kosovës, ka edhe gjëra, që ai i quan, të tejkaluara. Sipas tij, në Kushtetutat e vendeve të rajonit, nuk ekzistojnë kapitujt për komunitetet e veçanta.

“Asnjë kushtetutë e rajonit nuk i pranon pakicat dhe as që i përmend. Ata quhen qytetarë. Prandaj, kur thuhet ‘qytetarë të barabartë’, nuk ka nevojë të thuhet ‘njerëz të veçantë’, sepse nuk ka njerëz të veçantë. Ky është problemi”.

“Rreth 10 faqe, do të thotë, afër 10 nene në Kushtetutë i kushtohen komunitetit, përveç edhe te kapitujt te të drejtat dhe liritë e njeriut. Kjo është e tepruar. Këto duhet të ndryshojnë, por Ahtisaari ua ka futur ‘këmbët në një këpucë’, sepse kërkohet kjo vota e dyfishtë e serbëve. Kjo reflekton politikë. Prej këtu del politika”, vlerëson Ismajli.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e miratuar më 9 prill të vitit 2008, bazamentin e ka në Dokumentin e Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit edhe është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008.

Kushtetuta, Kosovën e përcakton si një shtet demokratik dhe laik, me shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet tjera.

Next Post

Referendumi/ Hafizi: Procesi në Shkodër i manipuluar, komisionerët u ndërruan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

March 12, 2026
Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

Po fotografonte anijet ushtarake, policia greke arreston një polak për spiunazh

March 12, 2026
Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

Festimet për Ditën e Verës/ Bashkia e Tiranës organizon artivitete për të gjitha moshat

March 12, 2026
Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

Deputeti Gjoni: Votimi i PS për “Ballukun” me urdhër politik! Majko u flak nga Kuvendi sepse nuk shkoi në votim

March 12, 2026
Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

Sulm me armë ndaj një sinagoge pranë Detroit-it, policia vret agresorin gjatë shkëmbimit të zjarrit

March 12, 2026
Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

Fermerët të shqetësuar nga rritja e çmimit të naftës, ekspertët: Nëse situata nuk ndryshon do ketë më pak të mbjella

March 12, 2026
Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

Shqipëria në radarët energjetikë të SHBA? Mediat greke zbulojnë arsyen e vizitës në Tiranë të ambasadores Guilfoyle

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In