• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Juristët më të njohur në Shqipëri: Prokuroria gaboi me Tahirin. Akuzat janë pa prova!

by Java News
24/10/2017 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Gjashtë juristë nga më të njohur në vend e cilësojnë të nxituar kërkesën e prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Të ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shefqet Muçi, Ermir Dobjani, Vladimir Meçe, Eni Çobani, Ferdinand Doja dhe Bashkim Sulstarova bënë publike sipas tyre gabime juridike te kjo kërkesë.
Secili prej tyre dha nga një argument për këtë konkluzion. Profesori i lëndës “E drejta Penale” Profesor Doktor Shefqet Muçi tha se kërkesa e prokurorisë është e nxituar, e vendosur me pasion dhe e pabazuar në prova.“Kërkesa e prokuroisë duhet të bazohej në ligj dhe ky nuk është modeli që duhet të ndjehemi krenar. Sipas këtij rasti ne të gjithë mund të arrestohemi”, tha Muçi.
Ish-Avokati i Popullit dhe Pedagogu i Fakultetit Juridik në UT profesor doktor Ermir Dobjani tha se prova që e rëndon Tahirin është fakti që i ka shitur makinën Habilajt dhe provon lidhjen e tyre por gjithçka tjetër është indicie dhe fakti nuk mund të nxirret nga indiciet.Avokati i njohur penalist Vladimir Meçe shkoi në ekstrem kur tha se e gjithë procedura e ndjekur nga Keshilli i Mandateve është antikushtetuese sepse mbështetur në ndryshimet e re kushtetuese prokuroria dhe Gjykaka e Krimeve të Rënda duhet të kishin pushurar së ekzistuari me reformën e re në drejtësi.
“Në këtë mënyrë kërkesa e prokurorsië është nul” tha Meçe.Juristja dhe pedagogia Eni Çobani deklaroi se kërkesa e prokurorisë ishte e sinqertë, por nuk mjaftuan, provat që ajo vuri në dispozicion ndërkohë që Çobani komentoi dhe vendimin e grupit parlamentar të PS për të mos lejuar arrestimin e Saimir Thairit.“Në vendimin e saj mazhoranca bëri një gabim. Ose duhet ta kishte dhënë lejë plotësisht ose ta kishte refuzuar plotësisht.  Nuk mund të ketë edhe leje për hetim dhe kontroll banese dhe kundërshtim të prokurorisië për arrestim” tha Çobani.
Avokati Ferdinand Doja bëri publike një fakt që sipas tij ishte në kufijtë e skandalit. “Asnjë nga prokurorët e paraqitur në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve nuk është prokuror i çështjes ndaj Saimir Tahirit dhe kjo është shkelje e ligjit për funksionimin e prokurorisië” tha ai.Avokati Bashkim Sulstarova tha ky është një rast me shumë rasteve që ka në gjykatë. Sipas Sulstarovës arrestimi dhe burgu është më e lehta për tu bërë dhe tashmë kjo është bërë praktikë. /ma.me

Next Post
Dy arsyet pse Prokuroria s’iu drejtua gjykatës për Tahirin dhe ulërimat për “funeralin” e reformës në drejtësi

Dy arsyet pse Prokuroria s'iu drejtua gjykatës për Tahirin dhe ulërimat për “funeralin” e reformës në drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In