Vendimi britanik për t’u larguar nga Bashkimi Evropian është një tragjedi për të cilën Evropa ka kontribuar gjithashtu, konfirmoi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
“Kjo është një tragjedi”, deklaroi Juncker në një fjalim para Institutit Universitar Evropian të Firences, para se të fliste shkurtimisht për zgjedhjet franceze.
“Francezët do të votojnë të dielën dhe do të dëshiroja që ata të kuptojnë atë që kam thënë për Evropën dhe kombet”, shtoi Juncker.
Në fjalimin e tij, ish-kryeministri luksemburgas parashikoi gjithashtu negociata të ashpra në të ardhmen pas takimit në Londër javën e kaluar me kryeministren britanike, Theresa May.
Kjo e fundit akuzoi dy ditë më parë zyrtarët evropianë për ndërhyrje në zgjedhjet legjislative britanike parashikuar më 8 qershor./ b.d