• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Juncker: BE, 10 mijë trupa në kufi!

by Java News
12/09/2018 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Europian planifikon të përforcojë me 10 mijë trupa të tjerë rojet kufitare për të ndalur emigrimin e paligjshëm deri në vitin 2020. Duke folur në fjalimin e përvitshëm të “gjendjes së Bashkimit Europian”, presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker theksoi gjithsesi se nuk dëshiron që të militarizojë Europën.

Por, ai bëri thirrje për më shumë solidaritet, në vend të “zgjidhjeve ad-hoc” për njerëzit që vijnë drejt Europës me gomone a varka të papërshtatshme për lundrim, duke ndërmarrë udhëtime të rrezikshme për jetët e tyre. Fjalimi i tij preku gjithashtu edhe çështjet më të ndjeshme të bllokut, si populizmi, terrorizmi dhe padyshim “Brexit”.

Në atë që shënon periudhën e fundit 12-mujore të tij në detyrë, Juncker propozoi gjithashtu një aleancë të re mes Europës dhe Afrikës, bazuar mbi bashkëpunimin dhe jo bamirësinë, që do të çojë drejt një marrëveshje për tregtinë e lirë mes dy kontinenteve. Ai rekomandoi gjithashtu që monedha e përbashkët Euro të përdoret në mënyrë më strategjike, duke qenë se është monedha më e fuqishme pas Dollarit amerikan.

Por, mbi të gjitha, ai bëri thirrje për një lidership të fuqishëm sa i përket çështjes “Brexit”.

“Ne i kërkojmë qeverisë britanike të kuptojë se, dikush që largohet nga unioni nuk mund të jetë në të njëjtin pozicion të privilegjuar me një vend anëtar, – tha ai. – Nëse largohesh nga unioni, atëherë po zgjedh të mos jesh më pjesë e tregut tonë të përbashkët, e padyshim jo në pjesë të caktuara që ti mund të zgjedhësh nga torta e tërë”.

Që prej fillimit të mandatit të Komisionit Europian, në vitin 2014, emigracioni ka qenë një nga krizat më të rënda. Ajo ka çuar drejt rritjes së populizmit dhe ka sjellë ndryshim qeverish në Itali, Austri, Hungari e Poloni, ndërkohë që Suedia është vendi i fundit që regjistron një rritje të votave për partitë antiemigracion në një palë zgjedhje.

Menjëherë pas fjalimit të tij, Parlamenti Europian do të vendosë nëse do të ndërmarrë procedura disiplinore kundër Hungarisë për shkeljen e vlerave demokratike të unionit. Komisioni, ndërkohë, ka nisur procedimet disiplinore ndaj Polonisë për shkak të reformave, që sipas BE-së sfidojnë sundimin e ligjit. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare për PE-në priten të mbahen në fund të muajit maj të vitit të ardhshëm.

ma.me

Next Post
FOTOT/ Azem Hajdari bashkon Metën, Berishën, Bashën dhe të djathtën

FOTOT/ Azem Hajdari bashkon Metën, Berishën, Bashën dhe të djathtën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In