• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jugosllavia: E dashur, e urryer, e shpërbërë

by Java News
01/12/2018 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 1 dhjetor 1918 u shpall Mbretëria Jugosllave. Sikur të mos shpërbëhej në vitet 90 Jugosllavia do të kishte festuar 100-vjetorin. Një shtet multietnik, një dështim kolosal e megjithatë i mbuluar nga një tis nostalgjie.

Në vitin 1976 unë kam udhëtuar nëpër Jugosllavi duke u ngritur dorën makinave në rrugë, sigurisht për të parë bregdetin. Vite më vonë e kuptova se kisha marrë rreze dielli në territorin kroat. Tito qeveriste ende, më shumë me aureolën e tij se sa vërtet, e megjithatë – socializmi nën palma të dukej i mrekullueshëm. Tre vite më vonë kam shkuar sërish në vendin e vetëadministrimit punëtor. Liria e Jugosllavisë mes perëndimit kapitalist dhe lindjes komuniste (jo vend i angazhuar në bllok) i bënte për vete si të majtët perëndimorë gjermanë, që nuk e donin politikën amerikane kundër Vietnamit, por që dënonin edhe politikën e gulagëve të sovjetikëve. Edhe unë kam qenë një prej tyre.

Një vend tjetër

Padija ime historiko-politike, naiviteti im i çiftëzuar me optimizmin e paarsyetuar rinor edhe pas vdekjes së Titos (1980) vazhduan ta romantizojnë shtetin e puthur ndërkohë nga vdekja. Pse jo? Dukej sikur shumë gjëra funksiononin…Në parajsën e punëtorëve vetë të punësuarit i përcaktonin qëllimet e sipërmarrjes, përfshirë rroga dhe pagesa të tjera. Të luash tenis në kohën e punës apo të kalosh kohën në kafe, – asgjë e tillë nuk përbënte problem. Udhëtim me orë të tëra me autobus për në Triste thjesht për të blerë, të gjitha ishin të përhapura si një sport popullor, edhe pa bërë kërkesë për ditë pushimi në punë mund të largoheshe. Relaksim i plotë!

Por po kaq i famshëm ishte edhe joproduktiviteti jugosllav: Mesatarisht dy orë  e ygjsmë punë reale për person. Një rekord negativ në Europë që në vitet 70-të. Motoja e punës – askush nuk mund të paguajë më keq se sa punoj.

Shenja e krizës – mungesa e kafesë
Nga ana ekonomike Jugosllavia e filloi të tatëpjetën e rrënimit ekonomik pas vdekjes së Titos. Udhëtimet në gati vendlindjen time të dytë i ngjasonin lëvizjes me shtëpi: ilaç rrobash, pajisje elektrike (sigurisht pa doganë), e sidomos kafe duhej të merrje me vete. Llojin Minas më së miri, që e gjeje në kufirin austriako-jugosllav në Vurcen ose Loibl.

Mungesa e kafesë është një shenjë krize. Gjithnjë e më shumë po boshatiseshin raftet në supermarketin vendas, „Brodokomerc”. Receta e Titos –që si rusët dhe amerikanët të paguanin njësoj për vendin me rëndësi strategjike në pikëlidhjen e blloqeve nuk funksionoi më pas vdekjes së tij. Përfundimisht ky koncept i dorës së mbajtur hapur nga të dyja krahët dështoi më rënien e Perdes së Hekurt. Papritur Jugosllavia humbi të gjithë rëndësinë e saj.

Me rrënimin ekonomik filloi edhe lufta për shpërndarjen e burimeve. Kroatët kërkuan t’i merrnin për vete të ardhurat nga turizmi bregdetar dhe refuzuan t’i dërgonin Beogradit transfertat financiare. Sllovenët, shvabët jugosllavë, që prodhonin mikrochip-s që në vitet 70-të në Slloveni menduan po ashtu – pse të bashkëfinancojmë kosovarët e varfër, që ende marrin ujë me kovë nga pusi? Erdhi ora e nacionalistëve. Federata e gjashtë republikave me dy provinca autonome ishte thjesht një fasadë. Papritur filluan të shtroheshin pyetje si – ku jetojnë serbë jashtë Serbisë? A ka kufi historik? A janë myslimanët boshnjakë një komb?

Kombe të vonuara
Ushtrime akademike, që sollën fushata urrejtjeje ataviste në vitet 90-të. Ethet e përpjekjeve kombëtare për pavarësi i kushtuan jugosllavëve 160.000 viktima në luftëra të paimagjinueshme brutale. Përpjekjet e britanikëve dhe francezëve sidomos për të shpëtuar Jugosllavinë si një njësi shtetërore ishin iluzore. Njohja që Gjermania u bëri Kroacisë dhe Sllovenisë në vitin 1992 nuk ashpërsoi asgjë që në kuptimin e ruajtjes së shtetit kishte humbur me kohë.

E në fund bombat kundër Serbisë: Shprehja e patëkeq në kuptimin gastronomik në Gjermani, „hajde të shkojmë tek jugosllavi” mori papritur një kuptim tjetër. E parë në restrospektivë në kujtesë mbeti një mirëqenie relative e Jugosllavicë, kufijtë e hapur dhe diçka si një „nostalgji neurotike”, siç shkruan shkrimtari serb, Bora Cosic. Por askush nuk do të kthehet në këtë të shkuar.

Jugosllavia ishte një eksperiment tragjik i historisë. Kombet e vonuara në juglindjen europiane janë fakt. Të marra me gjak, të festuara me entuziazëm, por as himnet dhe as flamujtë kombëtar nuk krijojnë vende pune.

Kudo në Kroaci, Serbi apo Bosnje-Hercegovinë të rinjtë largohen nga vendi. Një dramë e pasluftës pas dramës së luftës. Nëse shkoj si pushues mes jugosllavëve ndjej një depresion depërtues në shoqëri. Disa të moshuar papritur kuptojnë vlerën e disa sigurive jetësore në epokën socialiste, të rinjtë i kanë sytë nga Europa. Me gjithë simpatinë për krijimin e shteteve të vonuara të sllavëve jugorë, – shtete që britanikët, francezët, hungarezët i krijuan shekuj më parë- …të dhemb të shohësh Jugosllavinë si katastrofë të historisë dhe shtetet pasuese si pacientë në krizë.

Next Post
Koliti, ushqimet që duhen shmangur patjetër…

Koliti, ushqimet që duhen shmangur patjetër…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

January 31, 2026
Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

KLP miraton kërkesën e kreut të SPAK për mbrojtje të shtuar ndaj Altin Dumanit dhe disa prokurorëve të tjerë

January 31, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Forumi i Dialogut Politik ofron unitet pa transformim

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In