Zv. Ministri i MIE, kreu i ARRSH, kreu i AKMC si dhe përfaqësues të tjerë të instucioneve për mbarëvajtjen e rrugëve dhe hekurudhave në vend po mbajnë një konferencë për mediat lidhur me bllokimin e akseve rrugore.
Drejtori i Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Ardian Bylyku, deklaroi gjatë konferencës për mediat se ekipet në terren kanë kryer matjet dhe monitorimin fillestar të zonës së prekur, duke vijuar më pas me analizën e detajuar të të dhënave të mbledhura.
Sipas Bylykut, zona në fjalë paraqet ndjeshmëri të lartë nga pikëpamja gjeologjike, pasi përbëhet nga shkëmbinj copëzorë, të cilët kanë tendencë të akumulojnë sasi të konsiderueshme uji në rast reshjesh intensive. Ai theksoi se nga dhjetori 2025 deri në shkurt 2026, sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me dy vitet e mëparshme.
Shërbimi Gjeologjik Shqiptar po vijon me studimin e thelluar të situatës dhe pritet të paraqesë rekomandimet përkatëse pranë autoriteteve përgjegjëse. Sipas tij, rezultatet dhe interpretimi përfundimtar do të shërbejnë si bazë për masat që do të ndërmerren në vijim për stabilizimin e zonës dhe rikthimin e sigurisë në infrastrukturë.
Bylyku: Sot ekipet kanë bërë matjet, monitorimin fillestar duke vijuar më pas me analizën e fakteve. Zona për të cilën bëhet fjalë është një zonë që nga pikëpamja gjeologjike përbëhet nga shkëmbinj copëzorë. Këto kanë tendencë që në rastet e reshjeve të shumta të akumulojnë sasi të konsiderueshme uji. Duke pasur parasysh nga dhjetori i vitit 2025 deri në shkurt 2026 sasia e reshjeve ka qenë trefishi në krahasim me dy vitet e mëparshme. Është një fenomen që njihet si mbingopja. Kjo strukturë ka dhënë maksimumin e mbingopjes. Shërbimi gjeologjik është duke vazhduar me pjesën e studimit të thelluar. Dot ë paraqesim rekomandimet pranë autoriteteve përkatëse. Falë kësaj pune, marrja e rezultatave do të bëjë nga anna jonë dhe interpretimin e të gjitha rekomandimeve që Shërbimi Gjeologjik do të bëjë në lidhje me këtë situatë.











