Publicisti dhe gazetari britanik, Tim Judah, e ka konsideruar “si katastrofik”vendimin e britanikëve për dalje nga Bashkimi Evropian.Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Judah tha se çështja e zgjerimit të BE-së në kushtet e këtilla është “jorelevante”.
“Kjo çfarë ka ndodhur është vërtet katastrofë për Britaninë e Madhe dhe nuk do të thotë vetëm largim nga Bashkimi Evropian, por edhe ndarje e vetë Britanisë, sepse Skocia tani vërtet do të largohet.
Kjo është keq edhe për pjesën tjetër të Evropës, sepse do të inkurajojë forcat nacionaliste dhe mund të çojë në shpërbërje të mëtejshme të BE-së.”
“Mendoj se çështja e zgjerimit të BE-së në këto kushte bëhet jorelevante. Askush nuk do të dëshironte zgjerimin në këtë periudhë dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në fund të fundit”, tha Judah, citohet Express. (b.an)