• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Ju tregoj artistët që nuk bënë karrierë falë brigadierëve”

by Java News
26/01/2016 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si aktor në profesion, Frederik Ndoci imitonte aq bukur kolegët nëpër episodet konkrete që tregon më poshtë, saqë edhe kur janë dramatike, sërish të bënte të qeshësh.

Gjatë bisedës ai flet edhe për artistet që bënë emër, por që karrierën e tyre nuk e bënë falë ‘ndihmës’ që u jepnin brigadierët.

U ndalëm disa herë te përplasjet e artistëve me njëritjetrin. Përtej gjërave që mund të keni dëgjuar nga të tjerët, a keni ndonjë histori konkrete që e keni dëgjuar me veshët tuaj apo e keni parë vetë, duke jua punuar pas krahëve ndonjë koleg?

Po, kam (qesh). Është një histori tjetër gallatë, me Kozma Dushin. Agim Bajko më futi brenda në një dollap dhe te dhoma solli Kozmain. “He mo Komi, ça është ai Frederik Ndoci”?, e ngacmoi Agim Bajko. Dhe ia nisi Komi: “E me, ke parë ti? Një malok ai. Vjen e këndon një këngë, çohen njerëzit në këmbë si të budallallepsur dhe ai bën sikur ça është këtu! Ne kemi një jetë që këndojmë këtu…”, e vazhdoi pastaj me ca gjëra të tjera duke më sharë. Në këtë moment, unë dal nga dollapi dhe i them: Hë mo Komi, ça bën? Ai u tromaks fare, duke thënë: Uaaaa, edhe këtë ma bëtë e? Po unë e dija që diçka ishte dhe po bënit lojë, ndaj e lëshova gojën (e imiton Kozma Dushin). Nejse, e kaluam me të qeshur. E tregova si histori për gallatë, jo se është ndonjë “spiunim apo keqdashje” e madhe që po denoncoj Komin. Se ato gjërat e mëdha nuk para thuhen kollaj. Në përgjithësi, artistët e kanë atë ndjenjën e poshtërimit ndaj njëri-tjetrit, sidomos kur nuk e justifikojë dot dështimin.

Ju bëra një pyetje në fillim të kësaj interviste, por që devijuam gjatë bisedës. A ka pasur zëra femërorë të bukur, që nuk arritën që të kishin jetëgjatësi në skenë?

Po më kujtohen “flesh” dy zëra shumë të bukur femërore, p.sh.: Zana Qatipi nga Elbasani dhe Arta Babaramo.

Arta Babaramo është përmendur disa herë nga kompozitorët apo këngëtarët si zë shumë i bukur. Pse nuk “mbijetoi” në festivalet e RTSH-së?

Sepse vinte nga Ansambli i Ushtrisë. Ishte grua e urtë, nuk përflitej për të, nuk ishte e kollajshme. Nuk frekuentohej nga ata që nuk shkonin mirë me gratë (qesh). Edhe gjatë sistemit komunist, më së shumti kanë bërë karrierë femrat e bukura, që kishin “sex appeal”. Se ashtu niste… brigadieri ishte gjithnjë mashkull. Karriera niste që nga kooperativa. Gjithsesi, me aftësi apo me pak paaftësi, këngëtaret shqiptare të dikurshme kanë punuar shumë dhe i kanë dhënë artit shqiptar, ka mbetur kënga e tyre.

Vetëm femrat e bukura kanë bërë karrierë në art?

Në përgjithësi, favorizoheshin femrat e bukura. Sigurisht ka pasur edhe plot femra të bukura që nuk ranë pre, e kanë karrierën vetëm falë zërit të bukur. Po kujtoj këtu p.sh., Ema Qazimin, një femër e bukur, po shumë e ndershme, që nuk i dilte gjysmë fjale. Apo Myfaretja me vokal të jashtëzakonshëm, që i ngjante për nga zëri Edit Piaf ose Mirel Mathieu. Apo Irma Libohova etj., etj..

Elisabeta Ilnica / Panorama

Next Post

Receta, rolé pule

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

Lamtumirë djalit qytetar, fisnik dhe simpatik, basketbollistit të Tiranës së artë të viteve ’70–’80, Piro Koleka

January 23, 2026
Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë!

January 23, 2026
Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

Shqipëria dënon dhunën ndaj protestuesve në Iran! Ambasadorja në OKB: Shkelje e hapur e të drejtës ndërkombëtare!

January 23, 2026
Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

Nesër protesta e PD/ Policia e Tiranës plan masash, këto janë akset që do të bllokohen

January 23, 2026
Pafuqia politike e Sali Berishës

Pafuqia politike e Sali Berishës

January 23, 2026
Karremi i Putinit për Trump-in

Karremi i Putinit për Trump-in

January 23, 2026
Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

Trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali/ Goditet banda kriminale, arrestohen 9 persona

January 23, 2026
Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

Mbahet më 14-15 prill, Samiti IV i Diasporës Shqiptare/ Balla: Hapësirë bashkëpunimi mes shqiptarëve kudo në botë!

January 23, 2026
Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

Kampioni olimpik Ryan Wedding arrestohet për trafik droge, ishte në listën e dhjetë personave më të kërkuar të FBI

January 23, 2026
Prapaskenat e CIA-s: Pse Trump lejoi që zëvendësja e Maduros të merrte pushtetin?

CNN: Ja si e kapën Maduron në vetëm dy minuta, mbi 50 video dhe dëshmi që tregojnë…

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In