• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ju thashë të mbillni grurë në shtator, u kujtuat në mars”, Braçe replikon me Krifcën: Toka nuk mund të jetë qokë për shokë e për klientë

by A R
14/07/2022 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Erion Braçe listoi disa kritika të ashpra ndaj ministres së Bujqësisë Frida Krifca në Kuvend.

Ai tha se vjet në fund të shtator i ka kërkuar asaj të mbjellë grurë dhe kërkesa nga ana e saj u bë pas disa muajsh pikërisht në mars, kur ishte koha e mbjelljes së misrit.

“E dini mirë që kontrata e katër është për manaferra? Vetëm këto kontrata janë apo ka edhe të tjera. E dija që gjendja ishte në këtë derexhe. Toka është një pasuri e nevojshme aq sa nuk ka. Toka nuk mund të jetë qokë për shok dhe as për klient.

Toka ka përfunduar edhe në duart e banditëve në jug të Shqipërisë. Është njëri që na flet nga selia e presidencës dhe e kanë bërë shumë herë. Dua të pyes a ka vlerë fjala në këtë vend? Në Kuvend mbi të gjitha. Vjet në fund të shtatorit ju kërkova të nxisnin kultivimin e grurit. Por jehona e zërit ju erdhi në mars atëherë kur nuk mbillej grurë. Atëherë mbillej misër., Në tetot bëra me dije se çmimi i plehrave kimike po rritet. Në nëntor ju thashë se duhet sjellë në ekuilibër çmimi. Nuk duhet të preknim lëndët e para. Shqetësimi i madh ishte të mos flisja unë. Kundërshtova një sërë amendimesh për të ndalur këtë që po vuajmë sot dhe që nisi para shumë muajsh.

Regjimi i TVHS me blerje të brendshme duke ju thënë qartë që nuk rritet tatimi kur çmimi i mallrave është duke u rritur. Nuk heshtët por ndoqët me bindje kërkesat klienteliste edhe mbi vendimin e këshillit të ministrave. Në Dhjetor çmimi i plehrave kimike u rrit pa asnjë shkak. Në janar kërkova të hartohej vendimi për masën mbështetëse për naftën që bujqit ta kishin për mbjelljet e pranverës. Kërkova hapje të tregut.  Rutina e buxhetit nga pagesa nuk u thye”, deklaroi ai.

/a.r

Next Post
Biden, qëndrim të ashpër ndaj Iranit në fillim të vizitës në Lindjen e Mesme

Biden, qëndrim të ashpër ndaj Iranit në fillim të vizitës në Lindjen e Mesme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raport i ri me drejtësinë, jo me pavarësinë

Rama mbledh sot Kryesinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 3, 2026
Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

Izraeli nis sulme të reja ndaj Teheranit dhe Bejrutit, SHBA: Goditjet më të forta ndaj Iranit ende s’kanë ardhur

March 3, 2026
SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In