• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ju të hani m***”/ Kushëriri i autorit reagon për vrasjen e vëllezërve Bardhi, rrëfen si nisi sherri

by A R
07/06/2020 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë me pasojë vrasjen e 2 vëllezërve tronditi Krujën dy ditë më parë.

Vëllezërit Gramoz Bardhi, 34 vjeç dhe Xhentil Bardhi, 24 vjeç, dyshohet se u ekzekutuan me armë nga Roland Pula.

Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Gramëz.

Pula, 32 vjeç, braktisi makinën e tij tek pompat e ujit në Gramëz dhe është larguar me këmbë nga skena e krimit.

Pas ngjarjes së rëndë, ka reaguar kushëriri i Roland Pulës, Kostandin Pula, që ka dhënë detaje nga krimi i tmerrshëm.

Sipas tij, dy viktimat e kanë provokuar kushëririn e tij, duke i thënë ‘ku jeni ju trimat, të hani m…”.

Vrasja e vëllezërve Gramoz e Xhentil Bardhi në Krujë mësohet se ka ardhur për shkak të hakmarrjes së vjetër mes dy fiseve.

Postimi i plotë

Sqarim publik: Në lidhje me ngjarjen e dy ditëve më parë, ku djali i xhaxhait tim Roland Pula, qëlloi me armë dy vëllezërit Bardhi, pas një sherri të çastit, me ta. Dua të sqaroj opinionin publik se: Patëm vendosur të mos shprehemi publikisht në lidhje me këtë çështje, në respekt të viktimave. Por po shohim që disa media e portale, si: Neës24, Panorama, etj, nuk janë të informuara qartësisht në lidhje me dinamikën e ngjarjeve. Ne nuk kemi patur asnjëherë ngatërresa tokash e pronash me familjen Bardhi. Ne, në vitin 2005 kemi patur një incident me këtë familje, ku Elton Bardhi qëlloi pas shpine me thikë djalin e Xhaxhait tonë Besnik Pula. (Besniku nuk është xhaxha i Rolandit, por djali i xhaxhait).

Pas këtij atentati, ne e nisëm Besnikun me urgjencë drejt Turqisë për mjekim pasi thika i kishte depërtuar nga qafa përmes mushkërive, në aortë, deri afër zemrës. Dhe mjekët shqiptarë nuk e merrnin dot përsipër një operacion aq të rrezikshëm. Ndërkohë, Rolandi (në atë kohë 16 vjeç), ka gjetur një armë dhe ka shkuar e qëlluar mbi banesën e familjes Bardhi, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. Rolandi u arrestua menjëherë nga policia e fushëkrujës, ku edhe pse ishte vetëm 16 vjeç u dhunua barbarisht ku iu thyen brinjët në komisariatin e fushëkrujës.

Pas ngjarjes, familja Bardhi as nuk denjoi të interesohet për shëndetin e djalit të xhaxhait tonë, e aq më tepër të shprehet për lirimin e Rolandit, arëherë 16 vjeç. Disa muaj më vonë, Elton Bardhi arrestohet nga policia dhe u dënua me 5 vite burgim, për “plagosje të rëndë me dashje”. Disa muaj para se Elton Bardhi të lirohej, familja e tij na sjell njerëz për pajtim. Ky veprim u konsiderua si fyes për ne, pasi në 5 vite ata asnjëherë nuk ishin interesuar për shëndetin e djalit të xhaxhait tonë Besnikut. Madje dua të them se atë e shpëtoi Perëndia, se për familjen Bardhi ai ishte i vdekur.

Ngjarja mbeti pezull: as nuk u pajtuam, por as nuk kishim ndërmend të hamerreshim më. Pasi të gjithë u martuam dhe krijuam familjet tona, dhe e konsideronim atë ngjarje, si ngatërresë të rinjsh. Gjatë këtyre 15 viteve, Rolandi dhe djemtë e xhaxhait tim kanë qenë në qendër të operacioneve policore. Sa herë që në zonat e Krujës e Fushëkrujës ndodhte një ngjarje, të parët që arrestoheshin kanë qenë Rolandi me të vëllezërit dhe djemtë e xhaxhait tjetër. Kam lexuar nëpër portale se Rolandi ka shkuar në Itali për të vjedhur, se i ka vënë eksplozivin hekurudhës, dhe se ka bërë grabitje. Të gjitha këto janë të pavërteta! Sepse sa herë që në ato zona ndodhte një ngjarje, (siç e thashë më lart), të parët që merreshin në pyetje ishin kushurinjtë e mi. Dhe shumë nga këto ngjarje, ua kanë sajuar në komisariatin e policisë së FushëKrujës. Dua gjithashtu të sqaroj se: nga mediat dhe portalet, janë përmendur emrat e të vdekurve tanë, si gjyshi im Frrok Pula. Kush na njeh e di mirë historinë familjes sonë. Dhe e di se sa burrë ka qenë gjyshi ynë. Dhe po ashtu e di se ai ka 8 vite që ka vdekur.

Edhe kërcënimi i pretenduar nga gazetarët e gazetës Panorama, se Rolandi i ka kërcënuar vëllezërit nuk është i vërtetë. Sepse Rolandi ka qenë në lokalin afër banesës së tyre, dhe jo ata pranë shtëpisë sonë. Dhe për më tepër, ne e dinim se të katërt vëllezërit Bardhi ndodhen jashtë shtetit, dhe nuk janë fare në Shqipëri. Policët e dështuar të komisariatit të fushëkrujës, po u japin qëllimisht informacione të sajuara gazetarëve, për prishjen e imazhit të familjes sonë. Me këtë nuk dua të justifikoj veprimin e Rolandit, përkundrazi. Kjo ngjarje ishte një fatkeqësi madhe për të dyja familjet tona. Të dyja familjet tona dje dhe sot kanë pasur mort. Sa i përket ngjarjes së para dy ditëve: Ne akoma nuk kemi mundur ta kontaktojmë Rolandin, ta pyesim si ka qenë situata, përse degradoi deri në vrasje. Disa persona, dëshmitarë në vend na kanë thënë se Rolandi është provokuar në lokal nga vëllezërit Bardhi, duke i thënë: “Ku jeni ju trimat? Ju të hani … sepse keni 15 vjet që nuk na keni bërë dot gjë”. Dhe pikërisht kjo fjali ka bërë që Rolandi të dalë të gjejë një armë dhe i ka qëlluar.

Megjithatë, unë kam besim se drejtësia do të ndodhë dhe se gjërat do të sqarohen shumë shpejt. Nëse Rolandi ka qëlluar vërtet mbi vëllezërit Bardhi, ai do të marrë dënimin që meriton. Ne nuk pranojmë që për shkak të kësaj ngjarje të na bëhet gjyqi publik nga gazetarë që as nuk kanë denjuar të na pyesin për ngjarjen. Por i sajojnë gjërat nga tryezat e tyre të punës. Gjithashtu u bëj thirrje mediave të qëndrojnë larg kësaj ngjarjeje, të përcjellin vetëm informacionet rreth ngjarjes, dhe jo të na bëjnë biografinë e familjes. Sepse kjo është një shkelje e hapur e etikës. Mbetem në dispozicion tuaj për çdo sqarim tjetër.

Next Post
Përndiqej nga një fans, Luana Vjollca mbrohet me truproja

Përndiqej nga një fans, Luana Vjollca mbrohet me truproja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

Makina përplaset me një supermarket, 3 të vdekur dhe disa të plagosur

February 5, 2026
Zgjedhjet/ Spahiu: Pse partitë i mbushin sheshet me karrige?

Spahiu: Epstein 17 herë në ‘Shtëpinë e Bardhë’, dhjetëra fluturime në avionin ‘Lolita’ me…

February 5, 2026
Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

Së shpejti: “Kosova – lufta e heshtur”, nga Zef Mazi

February 5, 2026
“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

“Plani kinez për Tajvanin, synohet mpirja e publikut deri në pushtimin total”

February 5, 2026
A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

A po vonohet vendimi për imunitetin e Ballukut? Manja: Heqja e lirisë është masë ekstreme!

February 5, 2026
A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

A do t’i bashkohen protestës së PD-së? Qori: Berisha është personi më i diskredituar në 35 vite, kërkon të bashkëqeverisë me Ramën

February 5, 2026
Atentati ndaj Iljaz Çalit/ Ish këshilltari i Metës: Ja si e paralajmërova serinë e vrasjeve për kromin e Bulqizës. Në kasafortë gjeta disa letra që tregonin se…!

“Epstein dyshohet se erdhi 2 herë në Shqipëri“, Prençi: Lakmonte Ballkanin për vajzat e bukura!

February 5, 2026
Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

Kthesë diplomatike, SHBA dhe Rusia rivendosin dialogun ushtarak pas 4 vitesh

February 5, 2026
Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

Prefektura Durrës paralajmëron reshje të dendura, apel për gatishmëri maksimale dhe masa parandaluese

February 5, 2026
Kancelari Merz: Një marrëveshje me SHBA-në për heqjen e plotë të tarifave doganore, është jorealiste

“Po bëhet një marrëveshje e ndyrë”, opozita kundër Merz për tregtinë e armëve me vendet e Gjirit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In