Lufta në Siri është shndërruar në një dramë pa fund për miliona fëmijë të këtij vendi. Çdo ditë raportohen masakra dhe bombardime që u kushtojnë jetën shtresë më të pambrojtur.
Këto ngjarje kanë prekur mbarë botën.
Një vajzë 8-vjeçare nga Tirana i ka shkruar një letër presidentit të Sirisë Bashar al-Assad, ku i lutet të ndalojë luftën që po bëhet atje. “Ju lutem, ndalojeni luftën, fëmijët kanë të drejtë të jetojnë” shkruan vajza e quajtur Reida. “Mos ua shkatërroni jetën atyre”, shprehet 8-vjecarja në fund të letrës së saj.