Lista e kandidatëve të PD për deputetë ka prodhuar reagime të shumta. Lënia jashtë e disa figurave hisotrike në PD dhe afrimi i njerëzve të rinj pa kontribute, nuk është pritur mirë.
Mes emrave të afruar bi në sy edhe emri i kreut të PD në Lushnje Myslym Murrizi. Ai renditet i 3-ti në listën e qarkut Fier, një pozicion që automatikisht e nxjerr atë fitues.
Murrizi mbahet mend për kërcënimin ndaj një polici rrugor pak kohë më parë pasi ai e gjobit për mosvendosje rripi. Në video dëgjohen qartë fyerjet dhe kërcënimet e Murrizit.