• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ju kujtohet “vajza më e shëmtuar në botë”? Diçka ka ndodhur me të

by Java News
14/12/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lizzie Velasquez është bërë subjekt i një meme-je në internet, ku tallet për pamjen e saj. Pas kësaj, vajza që vuan nga një sëmundje e rrallë pasi trupi i saj nuk është në gjendje të ruajë yndyrën në trup, reagoi me një mesazh që preku shumë persona.

Meme-ja ishte e tillë, Lizzie qëndron pas një peme, ndërsa në foto shkruhej: “Michael tha se do më takonte pas kësaj peme për të bërë qejf. A mund t’i thotë dikush se po e pres ende?”

Vajza e shpërndau memen në Instagram me një mesazh shumë të gjatë, ku i kërkonte njerëzve të mendoheshin mirë para se të shpërndanin një meme të një të huaji.

“Kam parë shumë meme të tilla në Facebook së fundmi. Po e shkruaj këtë postim jo si një viktimë por si dikush që ngre zërin para veprimeve të tilla. Po, është shumë vonë teksa e shkruaj këtë por po e bëj që të kujtoj të gjithë të pafajshmit që përdoren në meme dhe është diçka që nuk ia uroj as armikut tim më të keq. Nuk ka rëndësi se si dukemi apo përmasat që kemi, në fund të ditës jemi të gjithë njerëz. Ju kërkoj që ta ngulitni në mendje herën tjetër që të shihni një meme të një personi të huaj. Për momentin mund t’ju duket foto argëtuese, por personi në foto ndoshta ndjen të kundërtën. Shpërndani dashuri jo fjalë që vrasin nëpërmjet ekranit”, shkroi ajo në Instagram.

Postimi mori më shumë se 28 mijë like dhe mijëra përdorues të Instagramit komentuan për ta mbështetur vajzën.

Velasquez postoi më vonë një video mesazh ku falënderoi miqtë për mbështetjen.

Në moshën 17-vjeçare, Lizzie zbuloi një video të vetes së saj në YouTube me mbishkrimin “Gruaja më e shëmtuar në botë”.

Videoja është parë më shumë se 4 milion herë dhe kishte shumë komente negative, të tilla si “digjeni të gjallë”.

Ajo iu përgjigj këtyre njerëzve me një fushatë kundër talljes në vitin 2013. Fjalimi i saj është parë më shumë se 7 milion herë, por duket se përsëri Lizzie vazhdon të jetë “viktimë” e talljeve të njerëzve./express/a.k

Next Post
Tjetër aksident në industrinë e naftës në Mallakastër, shpërthen pusi, nuk ka viktima

Ligji i ri për industrinë e naftës/ Ndalohen shitjet e kuotave për arsye të sigurisë kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In