• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ju kërkoj durim”/ Rama nga Italia: Javën tjetër takoj Merkelin, fatura e dëmeve nga tërmeti 1 mld Euro

by Java News
23/01/2020 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas takimit në Romë me kryeminstrin italian Conte dhe ministrin e jashtëm Di Maio Rama ka thënë se ka të qartë që Konferenca e Donatorëve më 17 shkurt nuk përmbush dot të gjitha nevojat që ka Shqipëria por do të përpiqet që ajo të ketë sukeses. Po ashtu tha se do të takojë kancelaren gjermane dhe disa kontakte kyçe të nivelit të lartë.

“Takime të rëndësishme me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm në vigjilje të konferencës së donatorëve për Shqipërinë në 17 shkurt në Bruksel nën kujdesjen e Presidentes së KE-së. Falenderova Conten dhe Di Maion për ndihmën e paçmuar të Italisë mike që në orët e para pas tërmetit shkatërrues, i kam informuar për punën që kemi bërë me planet e rindërtimit dhe me raportin e dëmeve, që pritet që të përfundojë në ditët në vijim në bashkëpunim me BE-në dhe OKB-në. Shifra nuk ka dalë ende por të dhënat e mbledhura deri tani që rrotullohet te 1 miliard euro, ne do të bëjmë çmos edhe me ndihmën e miqve të mëdhenj të Shqipërisë, ku Italia është ndër më të afërtit, që konferenca të jetë një sukses.

E kemi shumë të qartë që për të përmbushur nevojën nuk do të mjaftojë, por jemi të përgatitur për të vijuar pas konferencës me disa veprime të tjera kurajoze duke përfituar nga qëndureshmëria e lartë makro ekonomike që kemi garantuar në këto vite reformash dhe duke kombinuar disa skema financimi. Pa ndërprerë dhe reduktuar programe të tjera. Jam shumë mirënjohës nga vëmendja e veçantë dhe gatishëmria që kam gjetur këtu dhe do të vijoj me takim me Merkel në fillim të javës së ardhshme dhe më tutje me disa kontakte kyçe, në mënyrë që konferenca të jetë një sukses.

Planet e rindërtimit po ecin shpejt për të mundësuar ngritjen e banesave të para në pranverë dhe përfunduar me shtëpitë në zonat rurale brenda 2020. Po punohet edhe në qytetet e prekura, ku ndërhyrjet do të jenë masive dhe procesi i projektimit pak më i gjatë. Jemi brenda afateve. Do të vijojmë tu paguajmë deri ditën e fundit njerëzve të prekur deri kur ti kthejmë në apartamentet e reja. Jemi brenda afateve edhe për rindërtimin e shkollave dhe spitalit të Lacit, por ju kërkoj durim” deklaroi ai.

g.kosovari

Next Post
Gjyqtarët e Kushtetueses/ Meta i kërkon opinion “Venecias”: Asnjë reflektim nga Kuvendi, rrezikohet kapja totale të shtetit

Gjyqtarët e Kushtetueses/ Meta i kërkon opinion "Venecias": Asnjë reflektim nga Kuvendi, rrezikohet kapja totale të shtetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

“Do bëhemi eksportues të anijeve ushtarake”, Rama nga Vlora: Investoni në parkime, do ju kthehet në mirësi të madhe

April 13, 2026
Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

Lajmet për vizitën e Ivanka Trump, ironizon Rama: Po e bëjnë sikur e viziton çdo dy muaj Shqipërinë

April 13, 2026
“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

“Ngec” miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

April 13, 2026
Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

Zgjedhjet në Hungari/ Edi Rama uron Peter Magyar, mesazh edhe për Viktor Orban!

April 13, 2026
“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

“Vlora ka ndryshuar brenda një dekade”, Edi Rama flet për transformimin dhe rritjen e numrit të turistëve

April 13, 2026
Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

Atraksioni i ri në Pogradec! Ja “sekretet” e fshehura nën liqenin e Ohrit

April 13, 2026
Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

Pritet bllokimi në Portin e Durrësit dhe pikat kufitare, shkak çmimi i naftës! Kamionistët paralajmërojnë protesta

April 13, 2026
Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

Samiti i Diasporës, ministri Hoxha takim me deputetin shqiptar në Suedi: Rrënjët tona mbeten të gjalla kudo

April 13, 2026
DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

DETAJE/ E morën peng dhe i kërkuan 2 mln euro, autorët u prezantun si agjentë të BKH, dhunuan 32-vjeçarin gjithë natën

April 13, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Galilei nuk di të lexojë hartat

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In