Studio e Quo Vadis e moderartores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, është kthyer në një arenë të fortë debati këtë të enjte.
Gazetari Flogert Muça theksoi se një nga arsyet se pse Rama fiton zgjedhjet nuk vjen pasi ai është i fortë, por kundërshtarët që ai ka përballë Sali Berisha dhe Ilir Meta janë më pak të besueshëm.
Deklarata e gazetarit ka sjellë reagimin e menjëhershëm të isgh-deputetes Kejdi mehmetaj, e cila tha se kryetari i saj Ilir Meta është në burg prej Sorosit.
Pjesë nga biseda:
Muça: Ju i çfrymëzoni, nuk frymëzoni.
Mehmetaj: Tërhiqe mbrampsh.
Muça: Llum komplet jeni. E keni në burg.
Mehmetaj: Nuk e pranoj.
Muça: Ju jeni jokoherentë.
Mehmetaj: Jemi apo sjemi të votuar.
Muça: Ju keni mbaruar punë.
Mehmetaj: Me sa përqind kam dalë në zgjedhjet e kaluara, kam marrë 120 mijë vota.
Muça: Tani je 1%.
Mehmetaj: Ku, USAD atje?
Muça: Edi Rama nuk fiton se ëhstë më i miri, fiton se ata që kanë përballë janë më të pabesueshëm.Të gjitha këto që thonë këta në studio janë të pavërteta.