• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ju jap besën”/ Rexhepi i premtoi vëllait të Jan Prengës se do e lironte: Më kanë lëvizur nga fjala, po të jap emrat e atyre që…

by Java News
03/02/2020 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalin detaje të reja nga hetimet e kryera lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur më 17 janar.

Pjesë e dosjes hetimore është një bisedë mes të dyshuarit Dritan Rexhepi dhe familjes së Prengës dhe më konkretisht vëllanë e tij Ndrek Prenga.

Në komunikimet me familjarët e të rrëmbyerit Rexhepi premtoi se do e lironte pengun, sapo ti dorëzohej kokaina që mbante peng vëllai i Janit, Astrit Prenga.

Astriti kthimin e drogës e bëri tek disa persona nga Polonia dhe më konkretisht 150 kg kokainë dhe 700 mijë euro.

Pas kësaj Ndrek Prenga i telefonoi Dritan Rexhepit dhe i kërkoi se pse nuk është liruar pengu.

Rexhepi, i tha se “Ata më kanë lëvizur nga fjala. Por duke qenë se të kam dhënë besën, po të jap emrat e atyre që e kanë marrë peng vëllain tënd”, ka thënë Rexhepi, në bisedën me Ndrek Prengën.

Mirëpo duket se situata ka dalë nga kontrolli dhe Prenga nuk u kthye më në familje, madje prej tij nuk ka gjurmë nga trupi.

Nga hetimet e policisë është zbuluar se porositësi është vlonjati Dritan Rexhepi, i cili ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Ekuador.

Rexhepi i cili njihet edhe si Gramoz Rexhepi, rezulton në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare, i dyshuar për vrasjen e dy policëve në Krujë, ku më tej u arratis.

Pikërisht Rexhepi mendohet se është “truri” i organizatës kriminale që merrej me trafik droge, i cili bëri bashkë pjesëtarët nga Shijaku me ata nga Shkodra dhe Vlora.

Dyshohet se pengmarrja e Jan Prengës ka ndodhur pasi i vëllai Astrit Prenga i cili jeton në Angli, nuk ka dorëzuar një ngarkesë kokaine.

Të dyshuarit kryesorë janë Altin Hajri nga Shijaku, Dritan Rexhepi nga Vlora dhe M.Bajri nga Shkodra.

Këta emra janë zbuluar bazuar në përgjimet telefonike të familjarëve të Jan Prengës me vëllanë e tij Astritin, i cili duket se është bërë sebep për vrasjen e të vëllait.

Rexhepi, rezulton se monitoron trafikun e kokainës nga Ekuadori drejt vendeve të Bashkimit Europian dhe si bashkëpunëtorë të tij janë Hajri dhe Bajri.

Po ashtu prokuroria ka zbardhur dhe dëshminë e gruas së Altin Hajri, një i shumëkërkuar si ‘truri’ i rrëmbimit të Jan Prengës. Ajo pohoi se burri i saj ishte kthyer në Shqipëri në 30 dhjetor të 2019-ën, pasi kishte qëndruar dy vite në burg në Holandë. Kujtojmë se për ngjarjen në fjalë janë arrestuar 5 persona, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Elton Hajri dhe Olsi Turja si dhe Festim Bexhdili.

Elton Hajri                                                                                                                  Jan Prenga

Dritan Rexhepit                                                                                          Jan Prenga

Jan Prenga

g.kosovari

Next Post
Rama: Sassoli mik i Shqipërisë. Na ka mbështetur edhe kur të tjerët na përdornin për axhendat e tyre politike

Rama: Sassoli mik i Shqipërisë. Na ka mbështetur edhe kur të tjerët na përdornin për axhendat e tyre politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

Era e fortë shkëput rimorkion nga kamioni, bllokohet qarkullimi në aksin Korçë-Kapshticë

February 11, 2026
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së mbyll deklaratat: Hashim Thaçi duhet të shkojë në shtëpi

February 11, 2026
Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

Goditet grupi i strukturuar kriminal në Elbasan, 3 në pranga, plagoset lehtë një polic gjatë operacionit

February 11, 2026
Auto Draft

Protestat dështojnë sepse urrejtja e Sali Berishës nuk është ajo e shqiptarëve

February 11, 2026
“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

“Koha të heqim çdo kërcënim”/ Mesazhe për dialog dhe ulje të tensioneve pas takimit Erdogan-Mitsotakis në Ankara

February 11, 2026
“Epsteini” ynë

Njeriu që do të vrarët e tij

February 11, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Presim që Serbia të përcaktojë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë

February 11, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

February 11, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Operacioni Fshesa i Sali Berishës ndaj opozitave të reja

February 11, 2026
“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

“Si do e “prekim” reformën në drejtësi”, Ministri i Drejtësisë shpjegon ndërhyrjet që parashikon mazhoranca

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In