• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Do ju hedh në erë”, qytetari kërcënon punonjësit e bankës për transfertën e pakryer

by A R
25/10/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 53-vjeçar ka terrorizuar punonjësit e një banke të nivelit të dytë në Tiranë, duke i kërcënuar se do t’i hidhte në erë.
Gjatë kërcënimit ai ka ngritur këmishën duke u treguar atyre një pako të mbështjellë, në dukje si eksploziv, shkruan “Panorama.al”.

Veprimi në fjalë, i përsëritur brenda ditës në dy filiale të së njëjtës bankë, është bërë për shkak të nervozizmit të tij për një transfertë të pakryer.

Ngjarja ka ndodhur në 22 korrik të vitit të kaluar. Pak ditë më parë Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e “protagonistit” të saj, Qazim G. i cili u shpall fajtor kryerjen e dy veprave penale atë të “kanosjes për shkak të detyrës” dhe “prishjes së qetësisë publike. I pandehuri u dënua me 4 muaj burg. Ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi përfundimisht gjykata e la atë në liri me kusht për një periudhë 18 mujore.

Sipas vendimit të gjykatës, banka e nivelit të dytë ka bërë kallëzim ndaj klientit Qazim G., në lidhje me incidentet e shkaktuara prej tij në 22 korrik 2015 është paraqitur pranë dy degëve të bankës në rrugën “Bardhyl” dhe “Komuna Parisit”.

Ai ka shkuar në këto filiale për të kërkuar informacion nëse kishin kaluar para në llogarinë e tij nga ana e një kompani private, si rrjedhojë e një kontrate shitblerjeje prone. I pandehuri është sqaruar se llogaria e tij nuk ishte kredituar nga shoqërisë “D…”.

Në këtë moment është irrituar se përse llogaria e tij nuk kreditohej dhe ka ngritur këmishën duke treguar dhe një pako të mbështjellë, që dukej si lëndë eksplozive.

Pas këtij veprimi i pandehuri është larguar nga dega e Bankës në rrugën “Bardhyl”dhe të njëjtin veprim e ka përsëritur edhe në degën e Bankës në rrugën “Komuna Parisit”.

Veprimet e të pandehurit janë shpjeguar nga punonjëset e bankës, E. G, dhe E. T., të cilat kanë komunikuar me të pandehurin në çastet e qëndrimit të tij në bankë.

Ato kanë shpjeguar se në një moment i pandehuri nxori nga xhepi i pantallonave një send si katror të ngjitur me ngjitës transparent dhe e mbante në dorë, duke u shprehur se “ishte dikushi dhe u hedh në erë”.

Sipas gjykatës së Tiranës rezultoi e provuar se i pandehuri Qazim G. ka konsumuar plotësisht veprat penale për të cilat akuzohej./a.m.

Next Post
Demokracia tashmë ka humbur

Clinton apo Trump, kush ka shpenzuar më shumë në fushatë? Të dhëna befasuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In