• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ju hapa dyert dhe zemrën, kurse ju…”/ Pacolli i përgjigjet Kurtit nga Tirana: Ç’janë këta që kërcënojnë dhe Ramën

by Java News
30/04/2020 14:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacoll i ka reaguar publikisht me një status në rrjet dhe një foto që i jep përgjigje dyshimeve se ai mund të kishte hyrë në Kosovë me makinën e Presidentit Hashim Thaci.

Ndërsa shfaqet në foto në shtëpinë e tij në Tiranë, ku mësohet se Pacolli po merret me projektin e rindërtimit të Thumanës pas tërmetit të 26 nëntorit, ai i përgjigjet në distancë edhe kryeminsitrit në detyrë të Kosovës Albin Kurtit.

Pacolli i kujton se e ka pritur në shtëpinë e tij, madje se nuk e ka votuar rrëzimin e qeverisë së tij, ndërsa i quant ë pavenda “sfidat dhe duelet mesjetare” që po bën Kurti.

Reagimi i plotë i Pacollit:

“Me mendjen dhe zemrën 24 orë në “lokacionin” tim të dashur, Kosovë, po ndjek me shqetësim, por dhe buzagaz satirik, telenovelat policore rreth meje, që më në fund panë heroin e ri, zotëri Kurtin. Ndërsa Kosova si mbarë bota, e prekur nga pandemia, pret prej tij mesazhe bashkimi, pajtimi, qetësie, moderimi, pret punë për çkapjen e shtetit dhe jo fjalë mediash sociale, ai bën sfida duelesh mesjetare.

Pse zotëri Kurti? Ju kam pritur në shtëpinë time, ju kam hapur dyert, zemrën dhe gjithçka sipas traditës së shqiptarit. A nuk kam qenë nikoqir i mirë?

A nuk e kam votuar përkundër presioneve, qeverinë tuaj me shpresën për ndryshim? Por ju thashë: kujdes, historia nuk fillon me ju! Nuk kam kërkuar kurrgjë; por në vend të mirënjohjes, nuk kam pritur këto sulme të egra që më kujtojnë Shqipërinë e viteve 70, regjimit një partiak.

Ju kam bërë tranzicion model të detyrës tek ju, dhe tek pasardhësi im në krye të Ministrisë së punëve të jashtme. Nuk kam votuar rrëzimin e qeverisë tuaj. Nga cilat modele ideologjike vjen kjo egërsi ndaj meje?

Ç’është ky Xhelali, sinonim i xhandarit personal të kryeministrit në letërsinë komuniste, që shkel ligj dhe kushtetutë e që më kërcënoka mua, ndërsa jam duke përkryer projektin e rindërtimit të Thumanës nga tërmeti, në banesën time? Ç’janë këta policë të mendimit, këta luogotenentë marksistë që kërcënojnë dhe kryeministrin e Shqipërisë se më strehoka mua? Mua që me votën time mund të votokam qeverinë e pasardhësit të zotëri Kurtit?

Kam dhimbje të madhe se stili juaj i të bërit politikë, po dehumanizon brezin e ri të Kosovës, po e merr peng atë, rininë, ëndrrat e saj. Shikoni sa egërsi, sa shpërfytyrim ka në mesazhet e të rinjve mbështetës tuaj në mediat sociale, sipas modeleve të shoqërive të egra aziatike, dhe të Partisë së Antiamerikanëve që përfshin dhe takojnë mediatikë, me themel mu në trashëgiminë titiste apo enveriste të shoqërisë sonë. E di që xhandarët tuaj të mendimit do ma përmendnin Jelcinin, i cili ishte miku më i madh i Presidentit Klinton, çliruesit tonë. Bashkë kanë vendosur për çdo hap për Kosovën, dhe unë jam dëshmitar i këtij bashkëpunimi.

Sigurisht Kosova nuk është në kufi të Meksikës, prej ku SHBA-të vendosën të bombardonin Serbinë, duke na çliruar si popull dhe duke ju nxjerrë juve nga burgu. Por nuk është as në pjesë të caktuara të Azisë, prej nga duket se vjen kultura e egër e linçimit, e mendimit uniform dhe pa ngjyrë, e njerëzve të veshur njëlloj brenda dhe jashtë!
Zotëri Kurti, do ikni dhe do vini në pushtet, sepse ky është ligji i pluralizmit, i rotacionit.

Lini gjurmët tuaja në historinë moderne të Kosovës dhe kombit tonë duke ndërtuar dhe jo duke shkatërruar; duke nderuar njeriun, dhe jo duke e sulmuar atë; me mirënjohje dhe jo me agresivitet; duke bashkuar dhe jo duke ndarë. Mos vallë ju është korruptuar arsyeja juaj filozofike prej peshës së pushtetit?

Mos rendni pas shumicës së verbër të cilës po ja shpëlani trurin, me mjete të paligjshme, por kërkoni aprovimin e pak-ëve, pa i numëruar, por duke i peshuar ata – si ju thotë një filozof i dashur për ju”.

Next Post
Kokainë dhe kontrabandë ilaçesh, dy të arrestuar në Korçë

Kokainë dhe kontrabandë ilaçesh, dy të arrestuar në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In