Shefi i ardhshëm i Milanit Ralf Rangnick do të ketë një buxhet të konsiderueshëm për transferimet për të punuar me të dhe ka një listë të synimeve gati.
Rangnick do të ketë një rol si menaxher – kjo është përgjegjësia e madhe e tij i cili do të jetë përgjegjës për tregun e transferimeve.
Sipas mediave italiane, me uljen në pankinë dhe pushtetin pa kufi që do t’I jepet edhe në sektorin teknik, Rangnick do të ketë një buxhet të rëndësishëm që shkon nga 120 deri në 160 milion euro. Këto para do të shpenzohen duke nisur nga merkato e verës.
Profili i lojtarëve që preferon tekniku gjerman janë të rinj dhe të talentuar. Kjo është edhe linja e kërkuar nga Ivan Gazidis. Sipas tij, Milan nuk duhet të jetë vetëm një klub futbolli, por edhe një biznes fitimprurës, duke rivlerësuar futbollistët e rinj me punën e një trajneri ekspert si Ralf Rangnick.
Të gjithë lojtarët janë nën 25 vjeç, siç e dikton vizioni i korporatës Elliott Management Corporation, me Luka Joviçin e Real Madridit, Dusan Vlahoviçin e Fiorentina dhe Milot Rashica të Werder Bremen objektivat e sulmit.
Në mesfushë, Sandro Tonali i Brescia dhe Dominik Szoboszlai i Red Bull Salzburg janë gjithashtu në listën e dëshirave, ndërsa Nikola Milenkovic i Fiorentina është synimi për në mbrojtje.
g.kosovari











