• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jovanoviq e përsërit: Kosova është e pavarur, fakt si fizika

by Java News
15/02/2018 07:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike (PDL) në Serbi, Çedomir Jovanoviq, në një intervistë ekskluzive për KTV-në ka thënë se pavarësia e Kosovës është fakt, si fizika.I pyetur përse serbët është e vështirë të binden që Kosova është e pavarur, Jovanoviq ka thënë se në qëndrimin e serbëve paraqiten “punët e pambaruar”.

“Më së shpeshti, ne nëpërmes qëndrimit ndaj Kosovës transmetojmë dhe promovojmë atë që është më e keqja tek ne, një sërë gabimesh që bëmë.. S’është Kosova e para. Ne kishim probleme në raport me Slloveninë, me Kroacinë, me Bosnjën, në fund me Kosovën dhe kishim probleme edhe me vetën tonë.

Problem të veçantë shoh në mungesë të një politike të qartë që njerëzve do t’u hapte perspektivë. S’jam unë i vetmi i cili e kupton që Kosova është e pavarur. Këtë e dinë edhe të tjerët. Unë këtë fakt e pranoj, nuk mendoj se me të mund të polemizoj. Ky fakt është si fizika”, ka deklaruar Jovanoviq për KTV-në.

Sipas Jovanoviqit, politika serbe nuk ka menduar asnjëherë për pasojat që mund t’ia shkaktojë vendit, qoftë këtu edhe me mosnjohjen e Kosovës.

“ Nëse kamerat do të ndaleshin edhe të tjerët do t’ua thoshin këtë, këtë e kemi të qartë po çfarë pastaj? Ne nuk obligohemi ta pranojmë, mund të presim. Por kur i pyesni çfarë prisni nuk dinë të përgjigjen. Do të thoshim se kemi pritur 500 vjet të shkonin turqit, presim edhe 500 vjet të ndodh diçka e ku është garancia që diçka do të ndodhë, epo nuk ka.

Çfarë çmimi do të paguajmë për këtë këtu s’është menduar kurrë. Këtu politika asnjëherë nuk ka menduar për pasojat që i linte pas dhe këtu politikanët janë të vetmit që janë të kursyer nga çfarëdo lloj përgjegjësie. Mund të shkatërroni vendin, të jeni përgjegjës për largimin e miliona njerëzve më të mençur, për luftëra, për shkatërrime e të nënkuptojë se s’keni nevojë t’i përgjigjeni askujt për tmerret që na kanë mbetur ne”, ka thënë ai. (b.an)

Next Post
Itali, 28-vjeçari shqiptar i jep fund jetës duke i dalë para trenit, ja për çfarë ishte arrestuar më parë

Itali, 28-vjeçari shqiptar i jep fund jetës duke i dalë para trenit, ja për çfarë ishte arrestuar më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In