Jose Mourinho do të shkarkohet nga drejtimi i Chelseat, nëse mundet edhe nga Arsenali në Stamford Bridge, të shtunën.
Sipas mediave angleze, pronari i “Blues”, Roman Abramovich është i pakënaqur me startin e dobët të sezonit në Premierligë dhe raportin e përkeqësuar të Mourinhos me futbollistët.
Ndaj, nëse Chelsea e pëson nga Arsenali në duelin e së shtunës, portugezi mund të lirohet nga detyra.









