• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jorida kur i flasin hesht, Majko u fut në nostalgji ndërsa zëvendës Lideri Muli mungoi

by Agron Gjekmarkaj
03/07/2023 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Ditët në Gjirokastër Margeritin e kishin përkëdhelur si puhizat Malin e Gjërë pasditeve. Tingujt e zyrnave e cyrleve i këndonin ende në vesh. Dyzeni i Festivalit nopranëve të qytetit të gurtë u kishte dhënë mundësi të fitonin ndoca.

Ajo ngrihej ngadalë në mëngjes dhe me ritmin e melodive hapte kanatet dhe zbriste sokaqeve si ortek buzëqeshjesh e bindur që kur populli këndon qeveria s’ka qeder. Diku rrufiste një kafe kund tjetër me anetë u futej qëndismave. Xhani i desh një këngë për Babon.

Për një moment u pikëllua. Nuk i kishte vajtur mendja që atë t’ia besonte Tezes dhe Termetit. Ata të dy fustanellë e xhamadanë stolisur, me faqore në dorë, zë qëruar plot dëlirësi emocionesh mund t’ia kishin terezitur duke e ndezur skenën. Me atë nostalgji erdhi në sallë. Niko Nikoqiri e kuptoi që gjendej përballë një situate të pazakonshme të cilës po i qasej në mënyrë të zakonshme duke rënë dëshmor i një kontrasti. Dukshëm në siklet u kthye tek bisedat me Tezen derisa pulsi ju normalizua nga humanizmi i saj i rigjetur. Xhafaj me një çantë perëndimore mbi shpinë hyri befas dhe vështrimi ju thye kur pa Ulsiun atje lart mbi tavolinë. Maloku i dreqit sikur psherëtiu më ka marrë karrigen.

Bela dhe Elisa janë zhytyr në heshtje solemne. Herë pas here flasin me karrigen bosh të Babos. Ajo ju flet të dyjave. U thotë kështu ma bëni zemrën mal, kur jeni së bashku si dy motrani e shoqeni. Ato pas kësaj buzëqeshën dhe ëmbël shkëmbyen ca llafe.

Salianji pas një debati të ashpër mbi origjinën e Topo Xhixhos me kalamajtë e Qerretit kur pretendonte se të drejtën e kishte ai dhe jo ata ishte ulur nën një pishë për të kënduar Shën Agustinin dhe në Kuvend solli një thënie të tijen “Kohët janë tre; e tashmja në të shkuarën, e tashmja në të tashmen, e tashmja në të ardhmen”. Pastaj dhe një tjetër “Urrejtja është helmi që pihet me shpresën që do vdesë dikush tjetër. Kjo është tha për liderin e vogël historik. Hajde qerrata hajde me një barrë mend sa të kesh frikë.

 

 

Tao ishte i lumtur se Doktori e shau i tha vagabond. Ai sillej sot si heroi i mazhorancës. Se i tha atij shko ulu në vend. Çyrbja qëkur shkroi manifestin mbi rininë rri rëndë, flet pak dhe sillet si intelektual i rangut të lartë. Të shohim në vazhdim mos na kërkon ta trajtojmë si mjeshtër të shkrimit. La alltinë dhe kapi pendën i uruari. Etilda si flutur e pa zhurmë kullot ende në pjalmin e kënaqësisë që i dha citimi i Subotkes në fjalimin e tij që veçmas e ndau.

Jorida kur i flasin hesht. Kur i afrohen largohet. Kur është vetëm ndjen vetmi derisa rrethanat i përkëdhelin narcizin e fshehur aty ku uni i saj jo agresiv përkufizohet.

Toni kishte tre çibukë. Një të bardhë për ditë të bardha që i pret. Një gri për ditët pa emër. Një të zi që shpreson që mos ta tymosë kurrë.

Damua nuk shihet më asgjëkund. Firauni ku të jetë vallë?

Arben Pellumbi pret. Ai besimin ka armën më të fortë. Vendimet Babua i merr. Bana sot ishte vetë vikama e kundër padrejtësisë. Pa u lodhur, pa u tundur, foli si profeti para Mbretit. Eni Zake vërtitej nëpër sallë nga një energji e panjohur. Majko kishte humbur ndjeshmërinë ndaj aktualitetit mungesa e Mimi di Puçini e krodhi në nostalgji.

Ferdinand Xhaferri shkon e vjen e kënaqur për ato që mendon e nuk thotë.  Kosta i Gramozit dhe Linditës ngjan sot me Karontin ku për të hipur në barkën e tij u merr pesëfishin.

Gaz Bardhi sillet e mbështillet si mëzi në lëmë duke shpërndarë aty këtu miresinë që nuk i mungon. Prej së cilës Xhela mbrohej si nga shiu. Ulsiu me ndorjë , me gjunjët që i dridheshin u afrua tek Bela, kur ajo i tha ulu i qeshi shpirti dhe fytyra mori trajtën e një zabeli në pranverë. Dash Sula dhe Saimir Korreshi si dy shpirtra të ndezur të Shqipërisë së mesme dhe Opozitës kishin etje për paqe, punë e grurë.

Anila Denaj dëgjon pa kuriozitet por me seriozitet. Klotilda gëzohet për të gjitha. Ky zëvendës Lideri Muli nuk ka ardhur. Të gjithë biem në maraz dhe pyesim veten ku ja kemi thyer atë zemër të madhe?!  Me këtë brengë dita vazhdon në mërzi. Tani po presim Klintonin të na sheqerosë pak.

Next Post
Xhafaj: SPAK ka dhënë goditjet e para ndaj pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë! “Reforma në Drejtësi? 4 vite janë pak…!

Xhafaj: SPAK ka dhënë goditjet e para ndaj pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë! “Reforma në Drejtësi? 4 vite janë pak...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

December 20, 2025
Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

Sanksione të reja për Ballkanin nga SHBA/ Ndalim vizash, bllokim pasurie për të korruptuarit e kush sjell destabilizim

December 20, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Smart City apo Syri i Ciklopit?

December 20, 2025
Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In