“Jorganin për një plesht nuk e djeg”/ Veliaj shpjegon konfliktin me FSHF : Duka nuk është armiku im! Betejën për Tiranën e fitova, gjykata më dha të drejtë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, komentoi edhe përplasjet që morën vëmendjen e opinionin publik mes tij dhe Armand Dukës.

Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk e sheh Dukën si armik, por qëllimi i tij ishte të jepte një mesazh që zgjedhjet nuk mund të vidhen.

“Zoti Duka nuk është armiku im, por a janë gjërat më mirë, këtë duhet të shohim. Unë thashë se jorganin për një plesht nuk e djeg. Lojërat me sherifë që luhen në Shqipëri për të mbijetuar janë bërë pak bajatë., Ai nuk është armiku im por beteja për emancipim vazhdon. Jam i kënaqur që fitova betejën në Tiranë, absolutisht , unë doja të jepja mesazh. Betejën për Tiranën e fitova, Gjykata më dha të drejtë. Dua që sa kohë e drejtoj këtë qytet, pavarësisht ku është forumi ku bëhen zgjedhjet , ato të mos vidhet”, tha Veliaj.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com