Pavarësisht se Jonida Maliqi është përpjekur të mbajë jetën private larg vëmendjes se medias, ajo nuk ka mundur t’u shpëtojë disa thashethemeve.
Këngëtarja u përfol së fundi në disa media online për një ndarje të mundshme nga bashkëshorti i saj.
“Muhabete kafenesh”, ka qenë përgjigjja e Jonidës, e kontaktuar nga “Prive”.
Ajo vazhdon jetën e saj bashkëshortore e lumtur dhe pranë njerëzve të dashur.