• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jonida Maliqi mbjell pemë te liqeni, Veliaj: Më pak tallje, më pak pengesa. Ne kemi përveshur mëngët

by Java News
20/01/2020 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ktheju tokës” titullohej kënga me të cilën Jonida Maliqi na përfaqësoi në Eurosong një vit më parë. Sot, artisja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, iu bashkua nismës për të mbjellë pemë në Parkun e Liqenit Artificial, së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj.

“Mbollëm sot 100 pemë bliri për 100-vjetorin e Tiranës me një mikeshë shumë të mirë, një gocë Tirone, e cila ka dhënë gjithmonë më të mirën. E dimë se kur dikush angazhohet, patjetër që është qendër e sulmeve, e thashethemeve dhe e baltës që ndonjëherë ky vend nuk ta kursen, por kemi zgjedhur të jemi me shumicën e njerëzve që janë pozitivë, që duan energji të mirë, që përveshin mëngët”, tha Veliaj. Ai u shpreh se dhurata më e bukur për këtë 100-vjetor është një pemë e re, e cila do t’i shërbejë edhe brezave të ardhshëm.

“Në fundjavë prezantuam logon e 100-vjetorit të Tiranës, të cilën e zgjodhën vetë qytetarët. Më shumë sesa nostalgjinë, ata zgjodhën të ardhmen, ngjyrat, zgjodhën dinamizëm, frymën pozitive të qytetit tonë. Por, logot shkojnë e vijnë, përvjetorët shkojnë e vijnë, janë disa gjëra që ngelen në jetë: Njerëzit, miqësia, solidariteti që kemi me njëri-tjetrin, por edhe kontributi në natyrë. Ndaj, sot vendosëm të investojmë në diçka që do jetë këtu edhe pas 100-vjetorit, edhe kur të dalim në pension, edhe kur të mos merremi më me punë publike. Besoj se secili prej nesh do të ketë një moment krenarie, kur me fëmijët tanë të themi: Kur kjo pema ishte e vogël, ose kur ishte 100-vjetori i Tiranës, dhamë një dorë që të mbillej ky kopshti këtu”, tha Veliaj.

Këngëtarja Jonida Maliqi shprehu mbështetjen për këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, ndërsa vlerësoi kryebashkiakun për mbajtjen e premtimeve. “Pa kurrfarë hipokrizie, është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh sepse ju ndryshe nga shumë personazhe të politikës, ju keni vepra mbi të gjitha. Jam e lumtur që bëhem pjesë e kësaj fushatë sepse mbi të gjitha, jam qytetare e këtij vendi, jam një nënë. Ne kemi më shumë oksigjen tani, kemi ambiente më të përshtatshme për fëmijët tanë. Do të jem gjithmonë në krahun tuaj, jo për faktin pse jam këtu sot, por sepse të gjithë juve ju mbështesin vetëm për realizimin e gjithçkaje që ke premtuar”, tha ajo.

Kreu i Bashkisë u shpreh se pavarësisht skeptikëve, aksioni për të shtuar gjelbërimin është kthyer në një nismë globale dhe një nga prioritetet për shumë vende të Bashkimit Europian.

“Mbaj mend edhe kur filluam punën, pikërisht te ky park, thoshin: ‘Ç’është kjo? Si i përzini këta, ku po i çoni këta, ç’a janë këto kënde lodrash? Na mbytët me pemë!’ Ja ku jemi sot. Bashkimi Europian sapo kaloi me buxhetin e këtij viti atë që quhet “Marrëveshja e re e gjelbër”. Qytetet e Bashkimit Europian kanë vënë një pikësynim; pra siç ka vënë Tirana 2 milionë deri në 2030-ën, e ka vënë Milano deri në 2030 për të mbjellë 3 milionë pemë, sepse është qytet më i madh. Kur e filluam këtë nismë para 5 vitesh dhe thamë se këtu do shkojë bota me fokusin te mjedisi, të gjithë na qeshnin dhe na tallnin. Kur doli një gocë e vogël, 16 vjeç, Greta Thunberg, dhe drejtoi gjithë lëvizjen e gjelbër, duke mobilizuar të gjitha vendet progresive e botës, sigurisht në fillim fare e tallnin se ishte e vetmja që protestonte në Stokholm, derisa u kthye në një lëvizje globale. Ndaj, më pak tallje, më pak pengesa, stërkëmbësha, më shumë punë, energji, dhe kontribut konkret”, nënvizoi ai.

Veliaj shtoi se ky vit jubilar është edhe një moment reflektimi si shoqëri, për të qenë më shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin. /e.s/

Next Post
VIDEO+FOTO/ Portieri i Manchester United pëson aksident të frikshëm me “Lamborghini”-n 170 mijë paund

VIDEO+FOTO/ Portieri i Manchester United pëson aksident të frikshëm me "Lamborghini"-n 170 mijë paund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

Shiste kokainë në parkun e fëmijëve, arrestohet shqiptari në Itali

March 30, 2026
Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In