Pasuria e tij prej 650 milionë dollarësh është bërë pluhur. Dhe për më tepër, Johny Deep nuk është më ai i dikurshmi. Në një intervistë për “Rolling Stones”, aktori rrëfen divorcin e dhimbshëm me aktoren Amber Heard dhe depresionin që pasoi.
“Kam prekur fundin, si asnjëherë më parë. Ishte një dhimbje e padurueshme çdo ditë”, thotë Deep.
Aktori i “Piratit të Karaibeve” thotë se telashet financiare dhe ato të jetës bashkëshortore, të ardhura të dyja njëkohësisht, e bënë të mendonte më të keqen.
“Mendoja se hapi tjetër ishte: Ti do të shkosh diku me sytë hapur dhe do të kthehesh prej andej me sytë mbyllur. Nuk mund ta duroja atë dhimbje”, thotë ai.
“Nisa të shkruaj derisa sytë më mbusheshin me lot e nuk e shihja më fletën. Përpiqesha të kuptoja çfarë kisha bërë për ta merituar këtë. Isha përpjekur të tregohesha i mirë me të gjithë, t’i ndihmoja të gjithë, të isha i vërtetë me të gjithë. Por e vërteta është më e rëndësishmja për mua”, thotë ai.
Aktori ka rrëfyer edhe telashet me “The Management Group”, kompania që kujdes për financat e tij. Deep i ka paditur menaxherët e saj për mashtrim, por kompania është përgjigjur me një kundërakuza, duke e portretizuar aktorin si një dorëshpuar që shpenzonte deri ne 2 milionë dollarë në muaj.
“Është shumë të thuash se kam shpenzuar 30 mijë dollar për verë? Sepse në fakt kanë qenë shumë më tepër se aq”, shprehet Deep.
ma.me










