Konservatori britanik, Boris Johnson, një nga kandidatët për postin e kryeministrit, nuk do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, pavarësisht propozimit të këtij të fundit për një takim kokë më kokë, sipas agjencisë Press Association dhe gazetës ”Mirror”.
”Por, ish-ministri i Jashtëm britanik dhe presidenti amerikan kanë pasur një bashkëbisedim telefonik shumë të përzemërt”, thotë ”Mirror”.
”Një bashkëbisedim telefonik shumë i përzemërt që zgjati 20 minuta”, thekson gazeta, që shton se Johnson nuk do ta takojë presidentin Trump pasi koha e takimit përkonte me një tubim elektoral të ish-kryetarit të bashkisë së Londrës, i cili po kërkon të zëvendësojë
Theresa May në Downing Street.
“Trump telefonoi Johnsonin dhe i ofroi një takim kokë më kokë. Ky i fundit e falënderoi, por e refuzoi ftesën sepse përkonte me një angazhim elektoral dhe e siguroi se mezi priste ta takonte në një tjetër moment”, shkruan gazeta ”Mirror”./l.m