• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Johnny Depp mbetet aktori më i mbipaguar i Hollivudit

by Java News
09/12/2016 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Johnny Depp dhe Will Smith kryesojnë listën e aktorëve të mbipaguar të Hollivudit. Një ilustrim ky që tregon se fuqia e yjeve nuk përkthehet gjithnjë me fitime për filmat në të cilët ata shfaqen. I preferuari George Clooney po ashtu e ka parë veten në listën e përvitshme të revistës “Forbes” pas reklamimit të kufizuar të filmave si “Hail Caesar” dhe “Money Monster”, si edhe fiaskos “Tomorrowland”. Johnny Depp kryeson listën për të dytin vit radhazi, pasi filmi i tij “Alice, Through The Looking Glass” arkëtoi vetëm 300 milionë dollarë pas shfaqjes globale, ndërkohë që për t’u prodhuar u deshën 170 milionë dollarë.

“Forbes” e harton listën duke krahasuar pagesat e një aktori kryesor në tre filmat e fundit të tij ose saj, me koston e prodhimit dhe fitimin e mbledhur. “Forbes” përllogarit se Depp, filmi “Mortdecai” i të cilit, në vitin 2015, nuk pati suksesin e pritur, ktheu vetëm 2.8 dollarë fitim për çdo 1 dollarë që u pagua. 53-vjeçari Depp, i cili u bë një nga aktorët më të paguar të Hollivudit me “Piratët e Karaibeve”, pati një vit jo fort të mbarë edhe në frontin personal. Ndarja e tij nga aktorja Amber Heard zuri faqet e para të shtypit pas shkëmbimit të akuzave për dhunë dhe shantazh, që më pas u rrëzuan dhe Depp pagoi 7 milionë dollarë pas marrëveshjes për divorc, përcjell TCh.

“Concussion”, filmi i vitit 2015 për lëndimet në kokë nga futbolli amerikan, në të cilin aktor kryesor ishte Will Smith, mblodhi vetëm 13 milionë dollarë më shumë sesa buxheti i tij prej 34 milionë dollarësh. Kjo pasoi rezultatet zhgënjyese edhe të filmave “Focus” dhe “After Earth” dhe sipas përllogaritjeve të “Forbes”, Smith ktheu vetëm 5 dollarë fitim për çdo dollar që u pagua. Clooney u rendit i pesti në listë, me 6.7 dollarë të kthyer për çdo dollar të paguar, kryesisht për shkak të dështimit të “Tomorrowland”, për prodhimin e të cilit u deshën 190 milionë dollarë. Ylli i filmit “Magic Mike”, Channing Tatum dhe komediani Will Ferrell, kompletojnë pesëshen e parë të listës së “Forbes” për aktorët e mbipaguar.

ma.me

Next Post
Kanadaja rrit kërkesat për emigrantë ekonomik, në 2017-ën pranon 300 mijë persona

Kanadaja do paguajë me rrogë dhe qytetarët që s'janë në punë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
E rëndë në Vlorë, fëmija bie nga ballkoni i një banese në Lungomare

Aksident në Durrës, ndërron jetë këmbësori, detajet e para nga ngjarja e rëndë

February 28, 2026
Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

Militantët e PD sulmojnë me molotovë ish-vilën e Enver Hoxhës, panik mes punonjësve të muzeut

February 28, 2026
Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

Netanyahu: Khamenei “nuk është më me ne”, populli iranian të çlirohet nga tirania

February 28, 2026
Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

Vetëvendosje do të propozojë një kandidat për President, flet Albin Kurti

February 28, 2026
Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

Protesta e opozitës, reagon Koçiu: Don Kishoti e ka kthyer partinë në repart zjarrvënësish

February 28, 2026
“Ngriu” marrëdhëniet tregtare me Izraelin, Erdogan: E dimë që Perëndimi do na sulmojë për këtë vendim

Sulmi ndaj Iranit, reagon ashpër Erdogan: U shkel sovraniteti, rajoni rrezikon të marrë zjarr

February 28, 2026
“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

“Partia që lindi nga idealet e dhjetorit ‘90 ka përfunduar të ketë ideal djegien e kazanëve”

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In