Portieri i Anglisë, Joe Hart, do të luajë me Torinon këtë sezon, i huazuar nga Manchester City. 29-vjeçari ishte i treti në listën e preferencave të trajnerit Pep Guardiola, duke zgjedhur largimin. Problemi i pagës së lartë, 4.2 milionë euro, është zgjidhur falë gatishmërisë së klubit anglez të paguajë 60 përqind të saj.
Hart bëhet portieri i tretë anglez që luan në Itali, i pari që nga fillimi i viteve 1900, kur Spensley luante te Genoa dhe Hood te Milan.
d.i.










