• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Joe Biden mund të shpëtojë Amerikën nga gremina

by Java News
07/11/2020 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kathleen Parker/ The Washington Post

Tsunami blu i parashikuar nga disa analistë apo krijues sondazhesh, rezultoi të ishte një baticë, një valëz e ujërave të qetë. Mandati i parakohshëm ishte pak më shumë se një listë shpresash të përkëdhelura dhe ëndrrave se liberalizmi më në fund do të kishte ditën e tij në Amerikë. “Rrëshqitja e tokës” mbetet ende vetëm një këngë.

Shtetet e Bashkuara janë një komb i së djathtës, të cilin njerëzit që jetojnë jashtë flluskave të Uashington-New York e kanë njohur gjithmonë. Trump fitoi në vitin 2016 në një pjesë të madhe të vendit duke i bërë amerikanët mesatarë të gjenin më në fund mirëkuptim nga një udhëheqës.

Anëtarët më të zgjuar të grupit parlamentar të Dhomës së Përfaqësuesve e kishin kuptuar diçka të tillë, por shumica kanë heshtur për respekt të  mendimeve të ndryshme në grup dhe frikës se do të gjykohen nga bindjet politike.

Disa anëtarë të grupit parlamentar u ankuan për disa nga mesazhet e të majtëve ndërsa vazhdonte numërimi i votave.

Ish senatorja Claire McCaskill nga Misuri mund të ketë gabuar në shqiptimin e së vërtetës kur, tha se demokratët kishin lënë shtresën e mesme amerikane pas duke u përqendruar më shumë në çështjet kulturore dhe çështjet politike të pazgjidhura.

Republikanja Alexandria Ocasio-Cortez (N.Y.) kritikoi McCaskill për komentet e saj : “Pse njerëzit që humbasin zgjedhjet flasin sikur kanë fituar?”

McCaskill humbi vendin e saj në senat, duke i lënë vendin senatorit Josh Hawley në 2018. Ndërkohë, ekziston një numër mjaft i konsiderueshëm amerikanësh, të cilët pyesin pse dikush dëgjon ende Ocasio-Cortez.

Fitorja e dukshme e Donald Trump, e kombinuar me fitimet e republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në legjislaturat e shtetit, na tregon të gjithëve se ku qëndron Amerika.

Trump nuk mund të pretendonte të ishte dikush i rritur dhe i matur për sa kohë që impulsiviteti i tij mund të shkatërronte Amerikën. Demokratët dhe përkrahësit e tyre mediatike u tronditën nga mbështetja që njerëzit me ngjyrë dhe hispanikë i dhanë Trump.

Në Teksas dhe Florida, Trump fitoi 4 nga çdo 10 votues hispanikë. Ai fitoi më shumë shtete sesa në 2016, transmeton abcnews.al

Shumica e votuesve me ngjyrë që votuan Trump ishin meshkuj.  52% e burrave  me ngjyrë që identifikohen si konservatorë votuan për presidentin. Një në 3 burra me ngjyrë në Midwest votuan për Trump.

Por ishin gjithashtu votat e njerëzve me ngjyrë që në fund të fundit, ndihmuan Biden që të bëhet president.

Në fund të fundit, fitorja e mundshme e Biden do të jetë një dhuratë për vendin. Nuk ka asnjë arsye që Biden mos të jetë një president i zoti. Ai nuk ka pse t’i shërbejë të majtës që Amerika e ka refuzuar. Ai do të mbajë qëndrimin dhe trashëgiminë e tij – si president i cili e nxori kombin nga gremina.

Biden është një politikan që ka fituar simpatinë e të gjithëve, ai i njeh limitet dhe mund të ndërmjetësojë një marrëveshje, të rrisë nivelin e ligjërimit, të rivendosë dinjitetin në Shtëpinë e Bardhë – të gjitha ato gjëra që Amerika ka humbur gjatë katër viteve të fundit.

Pas kandidaturës së tij të tretë për president, ai ka mundësinë të bëhet njeriu më i mirë dhe më i rëndësishëm në të gjithë historinë e presidentëve amerikanë. Përulësia e tij do të ishte një dhuratë për të gjithë ne./ Tema

Next Post
FOTO/ Trump ‘harron’ fitoren e Biden, i veshur sportiv ai largohet për të luajtuar golf

FOTO/ Trump 'harron' fitoren e Biden, i veshur sportiv ai largohet për të luajtuar golf

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

Irani nuk ndal sulmet edhe pas kërkimit të faljes, raketat godasin Emiratet dhe fqinjët e Teheranit

March 7, 2026
Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

Në kërkim nga SPAK, kush është i ‘forti i Vlorës’ Inez Hajrulla, tentuan 3 herë ta eliminojnë!

March 7, 2026
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën: Dështimi për zgjedhjen e presidentit, hap prapa për vendin

March 7, 2026
Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

Irani kërkon falje: Nuk do të sulmojmë fqinjët, nëse nuk e bëjnë ata

March 7, 2026
Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

Grenell: Me zgjedhjet e reja në Kosovë, Zoti po na përgatit për kthimin e Thaçit

March 7, 2026
SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

SHBA-të dërgojnë aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme

March 7, 2026
Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

Parlamenti çek refuzon heqjen e imunitetit të kryeministrit Babiš për çështjen e fondeve të BE-së

March 7, 2026
Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

Pirro Vengu: Në më pak se dy vite kemi dëshmuar se Shqipëria mund të jetë një aleat i besueshëm dhe i përgjegjshëm

March 7, 2026
Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

Tentoi të vriste me thikë 60-vjeçarin në Korçë, arrestohet autori

March 7, 2026
Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

Sa po i kushton Shqipërisë lufta në Lindjen e Mesme?

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In