Pandeli Majko ka komentuar sot në Kuvend qendrimet e PD ndaj politikës amerikane.
“Ju keni bërë një gafë politike të madhe. I keni quajtur marksistë demokratët amerikanë dhe harroni që ata janë veteranë të luftës së Vietnamit. Kur demokratët luftonin në Vietnam kundër komunizmit, Sali Berisha bënte kërkesë për t’u anëtarësuar në PPSH” – tha Majko.
Ai ironizoi më tej dhe i bëri thirrje PD-së që të ndërrojë selinë,pasi sipas Majkos SHQUP-i sjell ters.