• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Joe Biden javën e ardhshme viziton Kosovën

by Aalison Pearse Stevens
10/08/2016 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, javën e ardhshme do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se nën presidentit Biden do të zhvillojë një vizitë në Ballkan nga 15 deri 17 gusht, gjatë së cilës do të takohet me presidentët dhe kryeministrat e të dy vendeve, por pa dhënë hollësi se cilat janë çështjet që do të diskutohen.

Muajin e kaluar Shtetet e Bashkuara transferuan në Serbi dy të burgosur nga burgu i Guantanamos. Sekretari i Shtetit John Kerry e falënderoi Serbinë për gjestin humanitar për pranimin e tyre.

Sekretari Kerry ishte në Kosovë dhe Serbi në dhjetor. Vizita në Kosovë vuri në pah shqetësimin e Perëndimit për ngadalësinë e përparimit 16 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Kosova ndeshet me një sfidë të re, ndërsa pritet miratimi nga parlamenti i Marrëveshjes së vijës kufitare me Malin e Zi, një çështje që muajt e fundit ka shkaktuar një krizë politike pas protestave të vazhdueshme të opozitës.

Në Kosovë ndërkohë, në qershor, një prej rrugëve të vendit, segmentit Gjilan-Ferizaj, pjesë e rrugës për në bazën ushtarake amerikane në Bondsteel, iu vu emri Beau Biden, për të nderuar djalin e nën presidentit Biden, i cili humbi jetën në 30 maj, 2015 nga sëmundja e kancerit në tru. Beau Biden kishte shërbyer në Kosovë në vitin 2001 si këshilltar ligjor i qeverisë.

Në mars nënpresidenti Biden u takua me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga në Shtëpinë e Bardhë, ku ai e falenderoi presidenten për “përpjekjet e saj kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe rolin udhëheqës në forcimin e demokracisë në Kosovë”.

Në nëntor, zoti Biden shkoi në Kroaci për të diskutuar rreth valës së emigrantëve nga Lindja e Mesme, rreth çështjeve energjitike dhe luftën kundër terrorizmit, me zyrtarët kroatë dhe Presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk, referon Koha. (b.an)

Next Post

Antikanabis/ Asgjësohen 5 parcela me 6300 bimë narkotike në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In