Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një foto me një 93 vjeçare, ndër të moshuarat e para të vaksinuara.
“Nënë Tefta Poce, plot 93 vjeç, është ndër të moshuarit e parë që u vaksinua sot në Stadiumin Air Albania”, shkruan Manastirliu.
Sot ashtu siç ishte njoftuar ditë më parë ka filluar vaksinimi për të moshuarit mbi 80 vjeç, jo vetëm ‘VIP”, por edhe qytetarë të ndryshëm.
Postimi i Ministres Manastirliu:
Nënë Tefta Poce, plot 93 vjeç, është ndër të moshuarit e parë që u vaksinua sot në Stadiumin Air Albania 😍
#ShqipëriaBuzëqesh🌼🇦🇱