• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jo vetëm në Rinas, ja disa nga grabitjet më të famshme në aeroportet e botës

by Java News
11/04/2019 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grabitjet në aeroportet ndërkombëtare kanë lënë shenjë në historinë e grabitjeve në botë duke u renditur në top listën e krimeve më të mirëorganizuara. Pas grabitjes së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit, BalkanWeb sjell disa nga grabitje më të famshme në aeroportet botërore.

Ishte 11 dhjetori i vitit 1978 kur gangsteri irlandezo amerikan Jimmy Burke, pjesë e familjes mafioze Lucchese mori bekimin e familjes Gambino që në atë kohë kontrollonte aeroportin ndërkombëtar JFK të Nju Jorkut për të kryer një grabitje që do të konsiderohej më e madhja në tokën amerikane. Mëngjesin e asaj dite, persona të armatosur nga të dyja familjet kriminale hynë në ndërtesën e aeroportit amerikan duke rrëmbyer plot 6 milion dollarë, 5 milion dollarë para Cash dhe 875,000 mijë dollarë në sende me vlerë si bizhuteri. Në javët para grabitjes, Vincent Asaro, Jimmy Burke dhe banda e grabitësve u takuan, biseduan dhe inspektuan konstruksionin e ndërtesës në terminalin e avionit Lufthansa, ku ndodhej kasaforta dhe kutitë me bizhuteri, për të planifikuar kursin e veprimeve të grabitjes që rezultoi më e madhe nga sa ata e kishin parashikuar.

Një tjetër grabitje që ka lënë shenjë në historinë botërore është ajo e realizuar në aeroportin e Brukselit më 18 shkurt 2013 e cila është cilësuar edhe si grabitja e shekullit. Brenda 20 minutave u grabitën 10 kg diamantë në aeroportin Zaventem të Brukselit. Njësoj si në një skenë filmi çdo gjë u realizua shpejt pa plumba dhe pa gjakderdhje. 8 persona të maskuar hynë në pistë me një furgon policie dhe nën errësirën e natës u larguan duke realizuar objektivin e tyre. 31 persona u arrestuan ne lidhje me këtë ngjarje ku 18 prej tyre dolën të pafajshëm. Dëshmitarët treguan sesi personat iu drejtuan njësisë së Swiss Air ku në bord ndodheshin edhe pasagjerët. Grabitësit morën thesarin dhe u larguan andej nga erdhën. Pak metra më tutje policia gjeti të djegur një nga makinat e përdorura për grabitjen.

Një tjetër grabitje e famshme ka ndodhur në aeroportin e Santiagos në Kili ku një grup prej tetë personash të armatosur arritën të marrin plot 10 milion dollarë më 13 gusht të vitit 2014. Kjo grabitje konsiderohet më e madhja në historinë e Kilit. Grabitja ndodhi në momentin kur banda kriminale bllokoi rojet e sigurisë së aeroportit. Paratë i përkisnin kompanisë amerikane të sigurimeve “Brinks”. Kamioni i grabitur po transportonte paratë në aeroport për tu transportuar më vonë me avion në një bankë në pjesën veriore të Kilit. Pamjet televizive tregonin grabitësit të veshur si punonjës të aeroportit. Pasi grabitën shumën e majme, grabitësit u larguan me dy kamionë në drejtime të ndryshme. Më vonë një prej kamionëve u gjet i braktisur. Në atë kohë, ministri i brendshëm i Kilit deklaroi se siguria në aeroportin e vendit ishte për të ardhur turp.

Në vitin 2017, 28 thasë me para secila me peshe 408 kilogramë u grabiten nga aeroporti britanik i Heathrow të destinuara për në bankën e Irlandës. Atë ditë, 7 milion paund u zhdukën në atë që konsiderohet si grabitja më e madhe në historinë e Britanisë së Madhe. Paratë i përkisnin bankës zvicerane Credit Suise ndërsa gjithçka u organizua nga shoferi i mjetit ku ndodheshin paratë Rafaqat Hussain, 41 vjeç dhe një roje sigurie i një kompanie. Sipas hetuesve, shoferi i automjetit kishte ndaluar makinën për të shkuar në tualet dhe bashkepunëtori i tij kishte rrëmbyer makinën.

Në vend që të njoftonte policinë, shoferi i automjetit kishte pritur 20 minuta, në mënyrë që makina të largohej sa më shumë nga aeroporti. Sipas prokurorëve të çështjes, kjo grabitje ishte e mirëorganizuar nga persona të brendshëm. Të dy autorët janë dënuar me nga 23 vjet burg, por asnjë cent nuk është gjetur nga paratë e grabitura.

Në vitin 2015, policia arrestoi gjashtë persona të dyshuar për grabitjen e 7.2 milion dollarëve nga aeroporti i qytetit jugor të Punos. Mediat vendase e përshkruanin si një film hollivudian ku një kamion me 10 deri 21 persona të armatosur kishin arritur të hynin në terminalin e aeroportit, duke hapur zjarr dhe lëshuar gaz lotsjellës përpara se të rrëmbenin tre kontejnerë me para dhe flori. Edhe ditët e sotme, autoritetet nuk kane arritur ende të kapin pjesën tjetër të bandës kriminale e cila arriti të grabisë shumën e majme.

Një nga grabitjet më të fundit në aeroporte ishte ajo e ndodhur në San Paolo të Brazilit në mars të vitit 2018. Pesë anëtarë të një bande kriminale arritën të grabisin 5 milion dollarë nga aeroporti ndërkombëtar i këtij qyteti. Policia tha se banda, duke përdorur makina që ishin ngjyrosur që të ngjasonin me automjetet e sigurimit të aeroportit, shembën dy portat e aeroportit dhe u futën në pjesën e ngarkesës të aeroportit Viracopos, 60 milje larg Sao Paulos. Ata sulmuan dy roje të sigurisë dhe i futën ata në një furgon duke u drejtuar më pas drejt avionit të linjës Lufthansa në momentin që punonjësit ngarkonin thasët me para. Banda u largua nga aeroporti me 5 milionë dollarë përpara se të mbërrinte policia. Askush nuk u arrestua për këtë krim./BW

g.kosovari

Next Post
Shkencëtarët shpërbëjnë kancerin, shpresat janë të mëdha

Shkencëtarët shpërbëjnë kancerin, shpresat janë të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ina Rama dhe Olsi Dado ose përdhosja e republikës

April 4, 2026
“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

“Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran”, Netanyahu: Do të vazhdojmë t’i godasim

April 4, 2026
“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

“Integriteti nuk negociohet, Kosova nuk dorëzohet kurrë!”, Vjosa Osmani ndan mesazhin e fundit si presidente

April 4, 2026
“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

“Anëtarësimi në BE deri në 2030, objektiv realist”, ministri Hoxha: Duhet angazhim i gjithë aktorëve

April 4, 2026
“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

“Do u ofrojmë qytetarëve kandidaturën më të shkëlqyer për Tiranën”, Berisha “djeg” Florian Binajn

April 4, 2026
PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

PS e Ramës, në sprovën më serioze të reagimit ndaj disidencës brenda saj

April 4, 2026
Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

Evropa nis kursimin e karburantit, Italia kufizime në 4 aeroporte! Rinasi në Shqipëri ‘ok’ me furnizimin

April 4, 2026
Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

Trump i jep 48 orë kohë Iranit: Bëni marrëveshjen për hapjen e Hormuzit ose ferri do të bjerë mbi ju!

April 4, 2026
Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

Momenti “Cop Land” i Kuvendit: Kur politika trembet nga helmi që prodhon

April 4, 2026
Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

Alarmi i BE-së: Racionimi i karburanteve duhet marrë në konsideratë! Si po përgatiten vendet për kursim

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In