• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Jo vetëm dronë ushtarakë, firma nga Turqia fiton tenderin: Do të prodhojë anija partrulluese për Shqipërinë

by Java News
05/11/2021 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania e inxhinierisë “Guzuyilmaz Muhendislik”, themeluar në vitin 1996 në rrethin Çigli të provincës Izmir, siguron kontribut edhe për ekonominë turke me anijet që prodhon, por edhe për industrinë e mbrojtjes.

Gjithashtu kompania që ka ndërtuar edhe anijet në inventarin e Policisë së Turqisë dhe që ka dërguar anije në shumë vende të botës, përfshi këtu Rusinë e Nigerinë, po përgatitet që të kryejë eksport në Shqipëri.

Policia e Shqipërisë hapi një tender në kuadër të Projektit të Menaxhimit Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ku garuan po ashtu kompani nga Holanda, Norvegjia dhe Italia dhe në të cilin kompania turke mori pikë të plota nga dosja teknike.

Në kuadër të projektit, në Izmir ka filluar ndërtimi i anijes me material alumini, me gjatësi 15 metra, si dhe i anijeve me fiberglas, me gjatësi 10 metra, të cilat do të përdoren në kontroll dhe patrullim. Anijet do të dalin për patrullim në det në mars të vitit të ardhshëm dhe do t’u dorëzohen zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë në Portin e Durrësit.

Do të sigurohen rreth 3 milionë dollarë fitim

Ozgur Inam, nëndrejtori i përgjithshëm i “Guzuyilmaz Muhendislik”, theksoi për Agjencinë Anadolli (AA) se eksportojnë anije jashtë vendit nën markën “Izmir Shipyard”.

Inam shpjegoi se kryejnë prodhim tregtar prej 26 vitesh dhe gjithashtu prodhim për industrinë e mbrojtjes. Pasi vuri në pah se së fundmi kanë realizuar marrëveshje me Shqipërinë, nëndrejtori i përgjithshëm i “Guzuyilmaz Muhendislik” vijoi me këto fjalë: “Ishte një tender shumë konkurrues. U gjendëm në mesin e kompanive evropiane. Ishte një krenari edhe për vendin tonë, edhe për kompaninë tonë.”

Ai tha se anijet që do të eksportohen, do të jenë flota e parë detare e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë. “Aktualisht janë 5 anije. Këto janë të njëjtat me anijet patrulluese që përdoren aktualisht në Izmir, Antalie dhe Stamboll. Shqipëria është vend mik dhe vëlla i yni. Na zgjodhën ne, sepse i besuan anijes, produktit që përdor policia turke. Planifikojmë që anijet të zbresin në det në muajin mars (2022). Anijet do të sigurojnë gjithsej rreth 3 milionë dollarë hyrje valutore për vendin tonë”, shtoi Inam.

Mjet pa pilot edhe në det

Duke bërë të ditur se kompania e tyre ka eksportuar anije edhe për Forcat Speciale të Rusisë, Ozgur Inam theksoi se kanë nënshkruar marrëveshje për eksport edhe me Nigerinë, ndërsa shtoi se këto janë referenca për punë të reja.

“Me ASELSAN-in kemi prodhuar anije autonome dhe pa pilot. Këto kanë hyrë në inventar. Po ashtu kryejmë prodhim edhe për ROKETSAN-in. Kam besim të plotë se suksesin që kemi arritur tek mjetet pa pilot në fushën e aviacionit, do ta arrijmë edhe në detari. Ne jemi një nga 5 vendet prodhuese në botë të anijeve me aftësi edhe në tufë, edhe autonome, edhe pa pilot. Për këtë çështje ka një vullnet shumë serioz”, u shpreh Inam./m.j

Jo vetëm dronë ushtarakë, firma nga Turqia fiton tenderin: Do

Next Post
Zgjedhjet për kreun e ri të FRPD/ Reagon Berisha: Akt Stalinist, i turpshëm, ata kanë pavarësi

Zgjedhjet për kreun e ri të FRPD/ Reagon Berisha: Akt Stalinist, i turpshëm, ata kanë pavarësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
Grenell: Dialogun në vazhdim ta udhëheqë ShBA-ja

Grenell pritet të largohet nga drejtimi i Kennedy Center

March 13, 2026
“Vallja” abuzive me Toyotën Yaris

Gjykata sillet sikur Balluku është ende ministre

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In