• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo vetëm Braho, kush janë 2 emrat e tjerë të LSI në listën e PS në Tiranë

by A R
03/05/2017 09:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lëvizja Socialiste për Integrim, si edhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, do të ketë emrat e saj në listën e Partisë Socialiste.

Të paktën në Tiranë, përveç deputetit Spartak Braho, janë dhe dy kandidate të tjera, pjesë e strukturave të LSI-së që janë përfshirë në listën e PS-së. E 23-ta në listën e qarkut të Tiranës, Danja Hobdari, dhe e 24-ta Juliana Hoxha, e cila është aktualisht sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, shpresojnë të bëhen deputete të Parlamentit të ardhshëm shkruan Panorama.

Mësohet se kjo është pjesë e marrëveshjes së bërë mes krerëve të dy partive kryesore të koalicionit qeverisës. Jo pak çudi ka krijuar kjo prezencë e përfaqësuesve të LSI-së, e veçanërisht në pozicione shumë të ulëta në këtë listë kandidatësh.

Sipas burimeve nga të dyja partitë, mësohet se garancia që ato të jenë përfituese nga lista e PSsë më shumë sesa nga lista e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë, është fakti se shumë nga emrat e parë në listë pritet të lënë mandatin e deputetit për t’u bërë ministra.

Në këtë mënyrë, duke llogaritur dhe mungesën e opozitës, mundësia që përfituesit e listës së PS-së në Tiranë të hyjnë në Parlamentin e ri, të jetë edhe për ata që gjenden në pozicionet e poshtme të listës. Ndërsa rastin e Spartak Brahos si pjesë të listës së PS-së e ka shpjeguar vetë kryesocialisti Rama.

“Spartak Braho nuk ka qenë asnjëherë deputet i LSIsë, në kuptimin juridik. Ai ka qenë deputet i PS-së, kur Meta krijoi LSI-në. Në 2009 s’ka qenë fare. Në 2013-n ka qenë i PS-së. Ai ka një rol të posaçëm në marrëdhënien mes dy partive kur është kohë e nxehtë. Patjetër që ka edhe një eksperiencë të çmueshme. Asnjëherë nuk ka qenë një pengesë, një zjarrnxitës, që kur na është dashur, kemi kaluar si unë, si Presidenti i zgjedhur”, u shpreh kryetari i Partisë Socialiste, ditën kur u shpallën publikisht listat e kandidatëve për zgjedhjet e 18 qershorit./a.m.

Next Post
“Lesbikja më kapi nga pas…” Startojnë historitë e çmendura në BB

Plas në BB, Musa i fut duart Fiorentinës, ja reagimi i partnerit të saj Olsit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

Tritol pranë një kompanie inertesh në Spaç, policia nis hetimet

March 16, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

March 16, 2026
Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

Rritja e çmimit të naftës, ministrja Ibrahimaj: Reflektim i tregut ndërkombëtar, ja kur rikthehet bordi i transparencës

March 16, 2026
Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

Ekzekutoi Klevis Lleshin për 50 mijë euro, ja kush është Sabah Nuzi! Porositi tritolin për 36-vjeçarin nga burgu i Fushë-Krujës

March 16, 2026
Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

Terrorizoi banorët me kallash, arrestohet 40-vjeçari. Pranga edhe grekut që kërkonte florinj

March 16, 2026
Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

Lufta në Iran trondit garën mes JD Vance dhe Marco Rubios për vitin 2028

March 16, 2026
Artisti i epikës

Artisti i epikës

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In