Skandali i FIFA-s, që ka përfshirë shefin e e saj Blater, duket se nuk do të kursejë as kreun e organizmit tjetër, UEFA-s, Mishel Platini. Hetursit zviceranë që po hetojnë këto orë Josep Blaterin, janë shprehur se i gjykojnë “të dyshimta” rreth dy milion franga zvicerane, që Platini ka marrë nga kreu i FIFA-s.
Kjo pagesë është bërë në shkurt të vitit 2011 dhe mendohet se është dhënë si shpërblim për një punë të kryer mes janarit dhe qershorit 2002. Burimet thonë se Platini është dëgjuar nga hetuesit si person i informuar mbi faktet.










