• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo thjesht në kujtim të Çabejt dhe Kokalarit, por dinjitetin e kohës

by Ben Andoni
23/08/2023 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Data 13 Gusht bashkon ditë-vdekjet e dy personazheve të njohur, që kanë dhënë shumë për kulturën tonë kombëtare, por më shumë se çdo gjë tjetër për dinjitetin tonë historik. Nëse do të duhej të jepeshin leksione të tilla apo të kërkoheshin modele dinjiteti (dhe këto dy personazhe janë tashmë në mendjet e atyre, që tentojnë të punojnë dhe veprojnë kurdo ndershëm), Profesor Çabej dhe Kokalari duhej të kujtoheshin rregullisht në ditë të veçanta, e të paktën njëherë në vit. Ky 13 Gusht kaloi me një njoftim të thjeshtë për Prof. Çabejn dhe nga ana tjetër me një lajm, ardhur nga Arkivi i Shtetit për posedimin të tyre të shumë dorëshkrimeve të znj. Kokalari.

Në kufijtë e përditshëm, përjavshëm dhe atyre vjetorë ne kemi sinorë të ndryshëm për kujtime dhe vlerësime, por të dy këto personazhe e kanë kaluar me kohë përmasën e kohës, ku jetuan. Në shumë nga aktivitetet për ta, pas viteve ’90 (këto ishin të shpeshtë) kushdo vraponte të bënte protagonistin duke “e zbuluar” Kokalarin apo thënë gjëra “të panjohura” për Çabejn; kemi marrë vetëm përballjen e tyre me regjimin dhe kuptohet veprimtaria e tyre, por shumë pak nga dinjiteti i tyre për kohën ku jetuan. Çabej dhe Kokalari janë etalonë dinjiteti të padiskutueshëm për shqiptarët. Kjo të vjen ndërmend këto ditë, kur Shqipëria dhe Italia u ngritën në këmbë për pagesën e një kontoje prej 80 Eurosh apo kur i gjithë vendi po merret me rrjedhën që po marrin gjykimet ndaj PPP-ve, pa i lënë frymë hetimeve dhe ku të gjithë si të ngjitur në një karusel, janë gjykues. Në këtë kohë të duket se gjithçka mban erë: në mënyrën sesi gdhihen të pasur disa “të panjohur”; cinizmin e pafre të një klase të re, pasuruar pa asnjë rregull moral; në mënyrën sesi pa turp shfrytëzohet pjesa më vulnerabël e shoqërisë; e në mënyrën e demagogjisë së pafre të pushtetit të sotëm. Mund të trillosh çfarëdo gjëje, por kjo që po ndodh në Shqipëri, e tejkalon edhe trillimin më të pabesueshëm. “Jeta është më e çuditshme sesa trillimi”, shprehej Melvill për realitetin e tij, që në një farë mënyre e mendonte si një realitet të përbotshëm.

Kokalarin e kanë rrokur jo pak herë si figurë në këtë kohë dhe janë munduar thjesht t’i përmendin persekutimin (që është shumë më tepër sesa do të bënte edhe vetë trillimi) por nuk ia kujtojnë shumë dinjitetin. Dinjiteti i saj të lëbyr. Mbase është kjo që e veçon këtë grua me bashkëvendasit e saj, që e veçuan, e injoruan, e harruan, por që pas viteve ’90 pengonin njëri-tjetrin për t’i dhënë sa më shumë njohje, kuptohet jo pak herë duke nxjerrë punën e tyre dhe afërinë e tyre. Një letër e saj të kujton realisht mosmirënjohjen tonë, por më shumë se kaq padrejtësitë tona: “I studiova njerëzit e vrazhdë, të paditur në punën e rëndë të ndertimit, jo me romantikën demokratike të dikurshme. Gjithë-se-kush për vete, pa asnjë shenjë solidariteti. Përkundrazi, kush e kush t’ja hedhi duke thënë se unë punoj dhe tjetri s’punon…”, shkruan krejt e hidhëruar në ditarin e saj.  

Eqrem Çabej, që u nda nga jeta në Romë, më 13 gusht 1980, pati jetë të qetë që e mbushi me kontribute të jashtëzakonshme në albanologji, por shpesh me sfida nga mosmirënjohja dhe nga vogëlia e shumë njerëzve që e rrethonin. Mendohet se vepra e tij do të kishte pasur hapësira të tjera, nëse do të ndiqte punën e mësuesit të tij Joklit në Universitetin e Vjenës qysh në vitet ’30. E tregoi veten herët. Qysh në moshën 21 vjeçare botoi një shkrim, që do t’i trandte panegjirikët e gjuhës (I kemi dhe sot): “Kundër pseudofilologëve”. Profesori që e konsideronte gjuhësinë si shkencë ekzakte nuk linte hapësira koti dhe rezervohej shumë të fliste pa argumente të shoshitura mira dhe pa u mbështetur në referenca të provuara. Në fakt, disa nga kolegët ‘e shpërblyen’ me shumë fletë-rrufe, që nuk ndalonin duke e paragjykuar dhe duke e cenuar bash aty ku as nuk mund të mendohej: dinjiteti profesional dhe human. Kjo mungesë deridiku respekti, ky harrim për së gjalli, do merrte vendin e duhur edhe nga vetë regjimi, që dinte dhe i nevojitej përmasa e tij kurse do të përmbytej pak kohë më vonë, kur shumë mundoheshin të merreshin me figurën e tij dhe me bumin e gjërave kushtuar prof. Çabejt. Nuk mungoi një pjesë tjetër që gërmuan të gjenin dhe debatet e tij për t’u munduar t’ia ulnin vlerat. Ajo që e bashkon në këtë përqasjen tonë me Kokalarin është pikërisht dinjiteti: pak herë intelektualë shqiptarë kanë pasur përmasa të tilla individualiteti sa dy këto personazhe dhe dinjitet profesional dhe human, si ata.

Në gushtin e vitit 2023 nuk pati kohë për Kokalarin dhe Çabejn. Kronikat u mbushën me numrat e turizmit, PPP-të, arrestet dhe kryeministren italiane. Sak ato ditë, Kokalari plotësoi 40 vite nga humbja e jetës, kurse profesor Çabej në të njëjtën datë numëron 43 vite largim nga jeta dhe 115 vite (7 Gusht) nga ditëlindja e tij.

E sollëm si homazh për harresën dhe sidomos mungesën e kujtesës në kohën e duhur dhe konjukturat e lodhshme në përputhje me nevojat e kohës. Kjo kohë po bjerr jo thjesht vlerën por po bën inflamative çdo personazh, me synimin për ta identifikuar me të gjithë dhe për ta relativizuar. Politika i merr kur i duhen. Institucionet zyrtare, kur i nevojiten politikës.

Jo, nuk mund të jemi njësoj. Kursesi, nuk mund të jemi të tillë. Por, Çabej nuk mundet sot që t’u përgjigjet kinseve, paçka se duhet ringjallur t’u përgjigjet shumë vetave, mbushur me mllefe. Ja çfarë shkruante dikur tek “Kundër pseudofilologëve” : A imponohet njeriu me sharje? Zakoni i botës së qytetëruar e do që të luftohet për ide, e jo për inate personale, për fryrjen e të cilave janë të çelura kaq gjykatore!

Sot secili në Evropën e qytetëruar, para se të merret me shkrime filologjike, i shkon mjaft vjet në bankat e universitetit, atje ku gjuha studiohet e analizohet me ekzaktitudë matematike, duke qenë se filologjia është një nga dituritë më të shtrëngueshme (severe) e më ekzakte që mund të jenë në botë.

Dhe, Kokalari, në atë pozicion të vështirë, nuk e mbaron respektin për të idhujt e saj të dinjitetit: “ Unë në hallet e mia, asnjë çast nuk u ndava me mësuesit e jetës që në mes të një realiteti të mërzitshëm kam bërë çmos t’i kem pranë, për t’i bërë ballë poshtërsisë së jetës dhe padrejtësisë që më bënë, për të ngrëne një copë bukë. Shkolla e ndritur e Rilindjes nuk duhet të njolloset. Unë jam nxënëse e fundit dhe gjer në fund, gjer në vdekje do të mbetem një demokrate e thjeshtë, një punëtore e thjeshtë e punës së krahut dhe e pendës. Mendimet e errëta, shpirtngushtët, i kanë të radha rezet e dashurisë”.

U munduam t’i bashkonim këto dy personazhe për t’i kujtuar në një in memoriam të thjeshtë e të sinqertë për dinjitetin që kërkojmë dhe duam të revokojmë por edhe mungesën e shpresës, që e kemi edhe prej njerëzve, që sot e kanë marrë peng këtë vend dhe jo pak herë përdorin dhe të tillë personazhe…por asesi jo t’i kujtojnë atëherë kur duhet. (Homo Albanicus)

 

 

 

 

Next Post
Sherr me thika në shtëpi, dy të rinj plagosin njëri-tjetrin në Rrëshen

Goditet nga rrufeja, ndërron jetë i moshuari në bjeshkët e Gramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

35-vjetori i 2 Prillit, Berisha: Sakrifica e martirëve të votës së lirë sot më aktuale se kurrë

April 2, 2026
Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

Gjendet i pajetë dhe me shenja dhune 78-vjeçari në Korçë

April 2, 2026
Presidenti Begaj uron besimtarët për ditën e Sulltan Novruzit: Na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit

Begaj: Përkujdesja për personat me çrregullim të spektrit të autizmit, tregues i humanizmit të një shoqërie

April 2, 2026
Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

Berisha: Paralajmërimi i SHBA nuk është pa bazë, NATO të forcojë mbrojtjen ajrore

April 2, 2026
Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

Bilanc katastrofik, sulmet në Iran kanë dëmtuar mbi 113 mijë ndërtesa civile dhe mbi 56 monumente historike

April 2, 2026
Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

Gogu prezanton Drejtorin e ri të Burgjeve: Ndryshimi ka të bëjë vetëm me fuqizimin e sistemit

April 2, 2026
“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

“Autogol politik”, Topi i ashpër me Berishën për përjashtimin e Salianjit: Tregoi se ka mbetur komunist

April 2, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In