• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Jo tërmeti i kllapisë së Metës, por ai i vërteti që do na marrë në provim!

by Ben Andoni
04/08/2019 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Kemi një provim të madh. Ai është tërmeti i radhës. Shumë nga ndërtimet e bëra pas viteve ’90 nuk kanë zbatuar as kërkesat bazë të ndërtimeve…”. Ky është një prononcim, që autorit gati një vit më parë iu pohua nga një inxhiniere e njohur, pedagoge e vjetër e inxhinierisë së ndërtimit. Luljeta Bozo me saktësinë por edhe me shqetësimin profesional çështjen e shtronte te pritja para një fenomeni, që askush nuk mund ta parashikojë, por që do të ndodhë dikur në vend dhe që atë e frikësonte për atë që kanë bërë shumë nga kolegët duke firmosur në projekte që nuk kanë zbatuar shumë nga kanonet bazë të ndërtimit. “…Para tij do të provohemi se cilët jemi!”

E thënë pak fatalisht kjo të tremb, por aman nuk të çudit shumë për një vend si Shqipëria, që ka përjetuar në historinë e saj shumë tërmete shkatërrimtare dhe disa madje edhe në kohët moderne. Dhe, për ta bërë këtë situatë disi më konfuze për një lajm që nuk shkonte fare me situatën i shërbeu presidenti i vendit. Ilir Meta, me armën e tij më të dobët, kulturën shkencore dha një lajm sa i përket parashikimit të një tërmeti katastrofal, informacion mbështetur nga lajme periferike… Kuptohet në vazhdën e konfuzionit që e ka përfshirë institucionin e tij nuk u mor seriozisht, kurse grotesku erdhi kur u përfshinë shumë aktorë në lojë, teksa këshilltarët e tij u munduan ta mbronin eprorin e tyre deri edhe me një sintaksë aspak normale për tagrin dhe zellin e tyre. Si për ironi të së gjithës, nuk kaluan pak orë dhe tërmeti e shkundi Juglindjen e vendit dhe ishte momenti që presidenti dhe njerëzit e tij të merrnin frymë të çliruar, kurse të tjerëve më së shumti të lidhur me kryeministrin e vendit që u ishin kundërvënë të mendonin për përballjen në terren.

Tërmeti është një fenomen natyror që nuk mund të parashikohet përveç disa arritjeve specifike që ka pasur Japonia, një  nga vendet më të zhvilluara të botës, ashtu dhe më të prekura njëkohësisht, por që gjithsesi nuk mund të shkojë dot në parashikime afatgjata. Aparaturat, teknologjia e cila mund ta bënte këtë është ende shumë larg, por gjithsesi kjo nuk bën që të neglizhohet. Dhe këtë ata e kanë bërë me kanonet e ndërtimit që në Japoni respektohen me përpikmëri,  të diktuar nga një realitet i dhimbshëm Njësoj dhe në vende të tjera, por që shpesh nuk kanë qenë të mjaftueshëm para kapriços së brendësisë së Tokës, ku shkenca megjithë arritjet e mëdha nuk ka penetruar ende aq sa duhet.

Referuar të ndjerit profesor Betim Muços, Shqipëria është e rrezikuar seriozisht nga tërmetet. Duke e kursyer në shkrimin tonë shpjegimin shkencor, duhet të citojmë përcaktimin teknik, të zonës ku shtrihet vendi ynë e cituar shpesh nga media: “Shqipëria është e vendosur në zonën që përfshin Detin Egje, e cila sizmologjikisht është zona më shumë aktive në të gjithë pjesën evropiane të brezit sizmik alpino- mesdhetar. Vendi është pjesë e kryqëzimit ndërmjet Adrias ose mikropjatës së Adriatikut dhe pjatës litosferike të Euroazisë dhe përfshin formacionet orogjenike të pjesëve perëndimore të gadishullit të Ballkanit. Shqipëria është e karakterizuar nga një mikroaktivitet sizmik intensiv, me tërmete të vegjël dhe të karakterit të mesëm dhe rrallëherë me ndonjë të madh.

Shqipëria është një rajon disi i komplikuar për sa i përket pikëpamjes gjeologjike dhe sizmotektonike. Bazuar në vëzhgimin sizmotektonik, dy fusha mund të ndahen në Shqipëri: pjesa e jashtme e cila përfshin pjesën bregdetare me depresionin Para-Adriatik dhe vargu i maleve jugperëndimor dhe një tjetër i brendshëm që përfshin të gjithë zonat malore të veriut, lindjes dhe juglindjes të Shqipërisë”.

…

Presidenti Meta duhej respektuar për këtë paralajmërim, por nëse ai do t’i hiqte elementët e panikut dhe vërejtjen ta përcillte pa bujë tek institucionet që merren me të, me kujdesin nga ana tjetër për të provuar dhe njohur se ku qëndronin institucionet e linjës që merren me menaxhimin e katastrofave. Shqipëria ka një histori të dhimbshme me tërmetet, jo sepse ndodhin shpesh nga ato që të shkundin. Historia e ka provuar këtë qysh nga Lashtësia dhe nga përsëritja njëherë në 25 vite, por edhe nga fakti i indiferencës tonë. Ndërkohë që presidentit i duhet të tregojë maturi dhe të futet në hullinë e normalitetit, element, që ai e ka braktisur bashkë me njerëz të tjerë të pushtetit dhe që e bën dhe kur apelon të duket aspak normal. Realiteti i vitit 2019, falë politikës, është kthyer në një realitet krejtësisht virtual, që e ka përcjellë vendin në një kaos, por edhe një grotesk, ku çdo gjë e cila thuhet dhe apelohet prej presidencës kthehet automatikisht në humor. Ashtu si tre zgjedhjet në një ditë, që nuk parashihen me asnjë ligj dhe normë e ku nuk ka kush t’i administrojë, etj. dhe etj., për të cilat presidenti nuk di të ndalet.

***

Por fjala e profesoreshës është e vërtetë dhe e dhimbshme njëkohësisht: “Jemi para një provimi që nuk dihet se kur do të vij, por do ishte mirë që të vinte sa më vonë, sepse për të ardhur do të vij me siguri dhe rezultatet do jenë të dhimbshme…”.  (Homo Albanicus)

Next Post
Vlorë/ Vdes në spital pronari i lokalit, i plagosur mbrëmë

Vlorë/ Vdes në spital pronari i lokalit, i plagosur mbrëmë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Kur largohen njerëzit e mirë si Namir Lapardhaja

March 19, 2026
Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

Nga Tirana në Leskovik për të dhunuar nënën, tezen dhe gjyshen, arrestohet 40-vjeçari

March 19, 2026
Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

Gjenden 4 mijë rrënjë kanabisi në një banesë në Peqin, dyshohet se i përket Drejtorit të Burgut të Rrogozhinës

March 19, 2026
Plot humor, por me një jetë dramatike/ Historia e Gjestit që preku zemrat e publikut

U arrestua për kanosje dhe armëmbajtje pa leje, Gjesti merr lajmin e mirë!

March 19, 2026
Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

Pesë shtetet europiane dhe Japonia marrin guximin dhe dalin me deklaratë: Jemi të gatshëm për të siguruar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit!

March 19, 2026
Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

Evi Kokalari paralajmëron Flamur Nokën: Idiot, s’do të të lë të marrësh frymë! Injorantët si ti do t’i largoj nga PD

March 19, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 19, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

March 19, 2026
Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

Enxhi Nini jep lajmin e rikthimit: Do vij së shpejti me një këngë shqip. A do e “përdorë” vëllain Aldor Nini?

March 19, 2026
“Vetëm mua më kanë frikë se ua prish lojën unë…”/ Habit Basha: U bë investim i madh që të mos ekzistojë Koalicioni Euroatlantik

Ndarja nga jeta e Namir Lapardhasë, mesazhi prekës i Lulzim Bashës: I lirë në mendje dhe i drejtë në qëndrim!

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In