I ftuar në rubrikën“Opinion” në “News 24”, ishte nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj. Ai ka treguar se çfarë u diskutua me zyrtarin e lartë amerikan, Gabriel Escobar në selinë blu. Sipas Alibeajt, Escobar ka theksuar angazhimin që SHBA ka ndaj korrupsionit, si në vendin e saj, por edhe në rajonin e Ballkanit.
Ai shtoi se Escobar i ka ripsëritur mbështetjen që SHBA i jep shqiptarëve dhe në veçanti Partisë Demokratike. Sa i takon Kuvendeve, ai tha se nuk pret të prodhohet diçka nga Kuvendi i 11 dhjetorit, e shtoi se legjitimi, e ku të gjithë demokratët kanë të drejtë të shprehen është Kuvendi i datës 18 dhjetor.
Alibeaj: I gjithë aksioni institucional i SHBA, është një ritheksim i luftës ndaj korrupsionit. Ka qenë, por tashmë me të gjitha aktet normative ka një rikthim të vëmendjes në rajon, brenda të cilës jemi dhe ne. Aksioni politik është në të njëjtën gjatësi vale me korrupsionin. Është koha dhe vendi për të artikuluar se është simptoma kryesore e shtetit ligjor. Të ndihesh i përkrahur, i mbështetur, i përgëzuar, nuk është thjesht kënaqësi personale, pore dhe një mbështetje në aksionin politik. Ka qenë e njëjta logjikë e fortë anti-korrupsion edhe në rastin e miratimin e Reformës në Drejtësi. Saga e lëvizjes së opozitës për luftën ndaj korrupsionit, daton edhe më herët që nga viti 2014, lëvizje dekriminalizim. Në atë kohë, nëse ishte e suksesshme, sot është e pa mjaftueshme. Tjetra që dua të them është theksimi, mbështetja e fortë e një partneri në linjën pa asnjë lloj cedimi pro-amerikane të PD. Beteja e korrupsionit nuk është e lehtë, sepse flasim ndaj një pushteti të korruptuar. Mbi të gjitha është nevojë e shqiptarëve që të kenë në krah të tyre SHBA në këtë luftë, që është betejë për të riformatuar shtetin e së drejtës. Shtetin që respekton ligjet, institucionet dhe që jep në fund një rezultat. E duke arritur te ndëshkueshmëria në nivelet më të larta, unë besoj që po, jemi në rrugë të mbarë për të reformatuar shtetin Evropian.
Basha tha që është diskutuar edhe për shpalljen non grata të Berishës. Çfarë u fol në këtë pikë?
Alibeaj: Do të keni kohë dhe mundësi që nëpërmjet konferencës së Escobar do të hiqet kërshëria për këtë çështje. Është një angazhim i plotë, i qartë, në të gjithë Rajonin në këtë kurs të ri kthim vëmendje e fortë e SHBA në këtë rajonin tonë të trazuar. Kjo është e rëndësishme. Nuk jemi vetëm, jemi me SHBA-të në krah.
Pse shqiptarët duhet të shpresojnë se do të ketë reagim këtë herë?
Alibeaj: SHBA-të gjithnjë kanë qenë me ne, por në këtë botë të trazuar gjithnjë e më shumë kanë nevojë shtete e rajone të brishta, të vendosen përballë sfidave të mëdha. Si është dhe kjo histori 8-vjeçare, edhe më parë, për të qenë të sinqertë. Jo. Kjo është ajo sepse është nevojë dhe kjo është arsyeja se SHBA-të kanë kthyer vëmendjen.
A është rastësi vizita e Escobarit?
Alibeaj: Jo, këtë e them, nuk ishte rastësi. Ai ka shkuar në disa shtete në rajon. Ai i konsideron shqiptarët dhe mbi të gjitha PD jo thjesht si një mik, por aleatë. Kjo është një dhënie besimi të madh që i është dhënë opozitës në këtë lloj angazhimi kaq të madh.
Të djathtët janë të trembur (Nga korrupsioni)?
Alibeaj: Jo, për shumë e shumë arsye. Të djathtët e kanë kursin pro-amerikan që në gjenezë. Të gjithë pranojnë këtë lloj marrëdhënie që është në të mirën e Shqipërisë. Besoj që është për këdo, që jo frikë, por jemi në gjendje dhe e kemi treguar për të pranuar fajet tona. Kemi qenë edhe ne në qeverisje, kemi bërë edhe ne, por kurrë sa këta. Nëse bëhet fjalë për sakrificë duhet t’ia bëjmë këtë për shqiptarët. Këtu qasja është e qartë për këdo.
A keni informacione nëse ndaj Berishës do të ketë sanksione të tjera?
Alibeaj: Nuk e di. Në këtë aksion pothuajse gjysmë-global qëndrimi ynë është i qartë, mbështetje e plotë pavarësisht sakrificave në të mirë të vendit. Ti japim fund tranzicionit 30-vjeçar. Ndoshta tani është koha për të bërë shkëputjen.
Alibeaj: Shqiptarët ta shohin në sy. Është virtyt për të kthyer kokën mbrapa e për të parë ku dhe pse ke gabuar, e më pas të gjesh forca vetes për të ardhmen. Edhe sot shohim që nga ana tjetër është një pjellë e partisë së punës së dikurshme. Kjo ADN e tyre para ’90 është e fortë. PD ka ende misionin për të luftuar konceptin, psikozën në sjellje. Metoda diktatoriale, komuniste që ende janë prezent.
A mund të mbushin njerëzit Air Albania më 11 dhjetor dhe që kërkojnë ndryshimin?
Alibeaj: Një parti politike ka rregullat e veta se si funksionon, si bëhen zgjedhje, se si i fillon procedurat për të sjellë qortimin ndaj lidershipit. Ka disa rregulla. Demokratët do të jetë thjesht e vetëm një betejë e fortë me regjimin, që ka një emër, kundër Edi Ramës. E kemi bërë këto muaj. Demokratët paksa të fokusuar e turbulluar do kuptojnë që sfida e vërteta për ta është lufta ndaj regjimit, tashmë me një risi, me SHBA në krahë.
A i trembeni një rrethimi të selisë së PD?
Alibeaj: Ndihem keq teksa dëgjoj që ka mbërritur të diskutohet në ambiente mediatike një gjë e tillë. Kurrë demokratët, kudoqoftë ai, kurrë s’kanë menduar të bëjnë mësymje. Ajo seli është e demokratëve. Është shtëpi e madhe. Demokratët kanë tullën e tyre në atë seli. Është jashtë koncepti kjo historia e mësymjes. I kam dëgjuar historitë që do të shkarkohet ky dhe ai. Një shtëpi ka rregullat e veta. Instrumenti tjetër që kalon çdo demokrat është mbledhja një Kuvendi sipas rregullave dhe ai i 18 është statutor, e gjithsecili ka të drejtën e vet të shprehë ato që mendon.
Berisha thotë se pas 11 dhjetorit do të jetë ai kryetar i PD?
Alibeaj: S’ka se si të ndodhi, se askush nuk e bën atë gjë. Jo nuk ka për të ndodhur. Më pas se çfarë mendon zoti Berisha mund ta kuptojë kushdo. E kuponi se sa groteske është kjo histori. Partia ka institucionet e tjera. Gjithsecili kishte të drejtën të merrte pjesë për të sfiduar kryetarin e partisë. Një moment i dobët i një kryetari partie është që gjithkush të sfidojë kryetarin e partisë. As Sali Berisha se bëri këtë gjë. Kjo nuk ka të bëjë me zotin Basha.
Më 18 dhjetor çdo të ndodhë?
Alibeaj: Do të jetë Kuvendi i demokratëve i cili u mblodh edhe për shkak të angazhimit që një grup demokratësh patën dëshirën për të mbledhur kuvendin nëpërmjet firmave. Në mënyrë të çuditshme, në atë datë ku pritej që ato të depozitoheshin e t’i jepeshin udhë për të vazhduar procesin, nuk u bë. Është një detyrim moral për ta mbledhur këtë. Kjo është arsyeja se përse u mblodh. Për ta sqaruar praktikisht çështjen, këto janë arsyet se përse u mblodh kuvendi./m.j