• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Jo mor vlla se na çuditët, nuk e njoh Shullazin”, si e ndryshoi dëshminë biznesmeni në gjykatë

by A R
04/10/2017 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e djeshme, në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka dëshmuar në procesin ndaj Shullazit biznesmeni nga Lushnja, Adriatik Kërçuku, dëshmia e të cilit mbajti në burg fillimisht Emiljano Shullazin.

Mirëpo, ndryshe nga sa ka thënë në Prokurori, Kërçuku e ka ndryshuar dëshminë, duke thënë se nuk e njihte Shullazin dhe se nuk kishte marrë kërcënime nga personi që ndodhej në sallë. Ai tha vetëm se kishte biseduar me një person në telefon, në janar të vitit 2016, që pretendonte se ishte Shullazi.

Sa i përket shpërthimit të tritolit që ndodhi në firmën e tij të duraluminit në Lushnjë, ai e cilësoi si “thjesht një shpërthim”, duke e minimizuar si ngjarje dhe duke mos e lidhur me Shullazin. Pas tij, dëshmuan edhe magazinieri i firmës, që u takua me Shullazin dhe i vëllai i biznesmenit.

Të dy dhanë dëshmi kontradiktore për Shullazin, aq sa i pandehuri u ngrit në këmbë para trupit gjykues, duke thënë: Po Prokuroria nuk e ka pasur një foto timen që t’ua tregonte kë- tyre a isha unë ai që u shkova te magazina apo jo? Asnjëri nga tre dëshmitarët nuk e identifikoi Shullazin si personin që kishin marrë kërcënime.

Madje, dëshmitë e tyre në gjyq me ato në Prokurori kanë mospërputhje. Biznesmeni Kërçuku pati thënë në Prokurori se Shullazi e ofendoi dhe e shau në telefon, ndërsa në Gjykatë tha vetëm se i mbylli telefonin. Ndërsa vëllai i biznesmenit tha se nuk ishte në dijeni të kërcënimeve dhe shpërthimit.

DËSHMIA E BIZNESMENIT

Prokurorja: Njiheni me Emiljano Shullazin?

Adriatik Kërçuku: Jo, nuk e njoh.

Prokurorja: Ke dëgjuar ndonjëherë për të?

Adriatik Kërçuku: Jo, nuk kam dëgjuar dhe nuk e njoh fare.

Prokurorja: Çfarë biznesi keni dhe a keni pasur probleme ndonjëherë?

Adriatik Kërçuku: Kam një firmë duralumini. Nuk kam pasur kurrë probleme.

Prokurorja: Na tregoni për ngjarjet e janarit 2016 dhe për shpërthimin në firmën tuaj në Lushnjë.

Adriatik Kërçuku: Kam që në vitin 1997 që e kam firmën në fjalë dhe nuk kam pasur asnjë problem. Ai ishte thjesht një shpërthim tritoli.

Prokurorja: Thjesht një shpërthim tritoli?

Adriatik Kërçuku: Po, thjesht shpërthim tritoli…

Prokurorja: Po për 25 janarin, çfarë mund të na thoni?

Adriatik Kërçuku: Isha në Durrës atë ditë, kisha disa punë të miat, kur më merr në telefon magazinieri i firmës. Më thotë se kanë ardhur 2-3 persona dhe se njëri prej tyre kërkonte të fliste me mua. Më tha se ai quhej Emiljano Shullazi. Pasi më kaloi atë personin në telefon, ai më tha se donte të më takonte në Tiranë. Biseda ishte e shkurtër dhe është kryer me telefonin e punës atje, jo me të personit që donte të më takonte. Ai foli shkurt, më tha vetëm se duhet të më takonte dhe pastaj e mbylli. Nuk mora vesh shumë detaje, vetëm se ishte Emiljano Shullazi dhe kërkonte të më takonte.

Prokurorja: E pyetët magazinierin sërish pasi jua mbylli telefonin?

Adriatik Kërçuku: Po, e telefonova sërish te numri i punës dhe e pyeta. Më tha vetëm që personi quhej Emiljano Shullazi dhe kaq.

Prokurorja: Po për shpërthimin e tritolit, çfarë mund të thoni?

Adriatik Kërçuku: Shpërthimi ndodhi gati një muaj pas kësaj ngjarjeje dhe nuk e kam lidhur me të. Nuk isha aty kur ndodhi shpërthimi, por u lajmërova nga roja i firmës.

Prokurorja: A patët ndonjë debat me Emiljano Shullazin në telefon?

Adriatik Kërçuku: Asnjë gjë tjetër, as debat dhe asgjë. Thjesht donte të më takonte në Tiranë dhe kaq. I thashë të më linte një numër kontakti, por e mbylli telefonin.

Gjyqtari: Po kamera sigurie në mjediset e biznesit, a keni pasur?

Adriatik Kërçuku: Po kam pasur, por ato nuk kanë regjistruar gjë. Harddisku ishte plot dhe duhet të vinte inxhinieri që ta kthente pas dhe të ruante filmimet.

Gjyqtari: Po në momentin kur ka pasur shpërthim?

Adriatik Kërçuku: As në atë moment nuk i kisha rregulluar. I lashë ashtu dhe më pas ia ndërrova harddiskun.

Emiljano Shullazi: Ky person që thoshte se ishte Emiljano Shullazi, a të ka ardhur ndonjëherë në Lushnjë të të marrë lekë apo ndonjë pronë?

Adriatik Kërçuku: Jo mor vlla, çfarë është ky muhabet se na çuditët.

Gjyqtari: Avash dëshmitar, mos u çudisni shumë.

DËSHMIA E MAGAZINIERIT

Prokurorja: Çfarë ndodhi në janar të vitit 2016? Ismail Dervishi: Erdhën disa persona, ishin 3-4 persona me dy makina të ndryshme. Njëri m’u prezantua, më tha se ishte Emiljano Shullazi. Pastaj më kërkoi telefonin që të fliste me shefin tim.

Prokurorja: Çfarë ndodhi më pas?

Ismail Dervishi: Biseda telefonike u bë jashtë zyrës sime. Nuk dëgjova gjë prej gjëje. Unë pastaj mora Adriatikun dhe i thashë që donte vetëm të të takonte.

Avokati: Pas sa kohësh nga takimi ka ndodhur shpërthimi në magazinë?

Ismail Dervishi: Pas rreth 1 muaj e pak.

Avokati: Ka pasur ndonjë rast kur Adriatik Kërçuku të ketë qenë i kërcënuar?

Ismail Dervishi: Asnjëherë.

Emiljano Shullazi: A jam unë personi që të kam kërkuar telefonin?

Ismail Dervishi: Jo mor vlla, nuk je ti./panorama/a.m.

Next Post
Bashkëpunimi rajonal, Ministrat e katër shteteve të Ballkanit takohen në Selanik

Bashkëpunimi rajonal, Ministrat e katër shteteve të Ballkanit takohen në Selanik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

“Babai ishte konfliktual! Një ditë bëmë sherr për plehun e patateve”, flet djali i çiftit që humbën jetën në Roskovec

March 24, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

March 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një paralele mes Pollos e Salianjit, përballë Berishës

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In