• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Jo më sfilitje nëpër sportele, ja shërbimet e reja online

by A R
28/07/2017 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Listës së shërbimeve publike që mund të merren në rrugë elektronike tashmë pritet t’i bashkëngjiten edhe 9 shërbime të reja. Portali qeveritar “e-albania” paralajmëron se shumë shpejt do të mundësohet ofrimi on-line i 9 shërbimeve që aktualisht merren në sportelet e Drejtorisë së Tatimeve. Në listën e këtyre shërbimeve janë edhe marrja e vërtetimeve për bzineset dhe individët, pa kosto.

“Institucione të linjës ndërveprojnë prej vitesh në portal, duke e shumëfishuar numrin e mundësive të komunikimit online me biznesin. Pas analizimit të  situatës së krijuar pranë sporteleve fizike dhe në bazë të kërkesave të vazhdueshme, përmes investimit të AKSHI-t për shtimin e e-shërbimeve në portal, do të mundësohet shumë shpejt në portalin qeveritar e-albania ofrimi i 9 shërbimeve të reja elektronike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve” njofton “e-albania”.

Disa nga shërbimet e reja:

Shumë shpejt tek e-Albania do të jetë aktiv shërbimi elektronik që u vjen në ndihmë tatimpaguesve të aplikojnë për vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti. Ky shërbim do të ofrohet menjëherë elektronikisht me vulë dixhitale, duke eliminuar tërësisht nevojën për paraqitje fizike pranë sporteleve të Drejtorive Rajonale të Tatimeve dhe duke garantuar një dokument me vlerë të plotë ligjore.

Një tjetër shërbim do t’u vijë në ndihmë të interesuarve është vërtetimi i statusit të biznesit (nëse është aktiv apo pasiv, përfshirë edhe datën), i cili po ashtu do të lehtësojë gjithë procedurën e përfitimit të këtij dokumenti, falë implementimit në të të vulës dixhitale.

Së bashku me vërtetimet e mësipërme edhe vërtetimi i xhiros për tre vitet e fundit u nevojitet bizneseve për përmbushjen e një sërë kërkesash të tjera proceduriale dhe gjen zbatim të gjerë si dokument shoqërues për një numër të madh shërbimesh të tjera.

Me kthimin e këtyre shërbimeve online, subjektet e interesuara do të ndihen më të lehtësuara, pasi deri më sot, iu është dashur që me anë të përfaqësuesve të tyre të adresohen fizikisht pranë zyrave rajonale të DPT-së.

Aktualisht në portalin e-Albania, shërbimet kushtuar biznesit zënë një pjesë të konsiderueshme. Janë 719 të tilla, të cilat vijnë në ndihmë 24/24 në çdo ditë të javës, me anë të sporteleve virtuale.

SCAN 

Next Post
Përplasi me karrocën me kalë 55-vjeçaren, pranga të riut në Korçë

Aksidentoi adoleshentin, prangoset 28-vjeçarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In